12.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetE para në treg, e para në pagimin e dëmeve/ Sigurimi Privat...

E para në treg, e para në pagimin e dëmeve/ Sigurimi Privat i Shëndetit i besohet SIGAL UNIQA-s

Ofrimi i produkteve të sigurimit shëndetësor që nuk i ofron asnjë kompani tjetër, pagimi i dëmeve në kohë dhe mundësia që gjithësecili kundrejt një çmimi modest të marrë shërbimet mjekësore në klinikat dhe spitalet më të mira, sigurisht që përkthehet në besim të qytetarëve.

Sipas raportit të AMF, për ecurinë e tregut të sigurimeve për muajin janar 2023, nxjerr në pah dominimin e SIGAL UNIQA Group Austria sa i përket Sigurimit Privat të Shëndetit.

Si në market-share ashtu edhe në dëmet e paguara, kompania e themeluar 24 vjet më parë, rënditet e para.

Ndarja e tregut

Dëmet e paguara

Por çfarë produktesh sigurim shëndetësor ofron SIGAL UNIQA që nuk e ofron asnjë kompani tjetër Sigurimi në Shqipëri?

SIGAL UNIQA ishte e para kompani sigurimi në Shqipëri që solli siguracionin “Jetë Plus”, siguracion dedikuar sëmundjeve tumoriale, të zemrës, të kokës, shtyllës kurrizore dhe transplanteve me mbulim deri në 1 milion euro.

SIGAL UNIQA ishte e para kompani sigurimi në Shqipëri që solli siguracionin “Anti-Covid”, në një moment delikat jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë botën.

SIGAL UNIQA ishte e para kompani Sigurimi në Shqipëri që solli aplikacionin “TeleShëndet” dhe është sërish e vetmja në vend që e ofron diçka të tillë.

Falë këtij shërbimi çdokush mund të ketë një mjek në celularin e tij, në çdo orë dhe në çdo vend, ndërsa mund të marrë një recetë elektronike që njihet nga çdo farmaci e të përfitojë një sërë benefitesh në klinikat dhe spitalet më të mira në vend.

SIGAL UNIQA ishte e para kompani sigurimi në Shqipëri “Sigurimin anti-Tumor”.

Në bashkëpunim me gjigandin “Swiss Re” dhe nën moton “merr paratë dhe kujdesu për shëndetin”, SIGAL UNIQA është kompania e parë që ofron një siguracion dedikuar vetëm kancerit malinj dhe tumorit beninj në kokë, me mbulim financiar të menjëhershëm në rast diagnostifikimi me një prej këtyre dy sëmundjeve.

Shumën e siguruar e zgjedh vetë i siguruari. Duke filluar nga 5, 10, 50 apo 100 mijë euro.

Meqënëse dëmshpërblimi akordohet në formë cash, është vetë i siguruari vendos se si do ta shpenzojë këtë shumë për trajtimin e tij mjekësor.

LEXO EDHE: Për herë të parë në Shqipëri, SIGAL UNIQA sjell “Sigurimin anti-Tumor”/ Ponari: Mbulim i menjëhershëm financiar në rast diagnostifikimi

Të gjitha këto risi për Shqipërinë dhe rajonin janë kthyer në një pikë referimi për çdo qytetar që dëshiron të ketë për vete dhe familjen e tij edhe një sigurim privat shëndeti me SIGAL UNIQA Group Austria që vijon të mbetet zgjedhja e parë.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat