26.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSi pritet të ndryshojë skema e pensioneve/ Eksperti Hasa parashtron tre opsione:...

Si pritet të ndryshojë skema e pensioneve/ Eksperti Hasa parashtron tre opsione: Koha e duhur për miratimin e minimumit jetik

Pas thuajse 9 vitesh nga reforma e ndërmarrë, Qeveria po risheh mundësinë për ndryshimin e skemes së pensioneve.

Eksperti i Sigurimeve Shoqërore dhe Kryekëshilltar pranë “SIGAL Pension“, Naim Hasa, i ftuar në emisionin “Box to Box” në SCAN TV, parashtron opsionet e mundshme.

Sipas tij, reforma e 2014-s e përmbushi misionin e saj dhe tani ka ardhur koha që të vendoset sistemi vetëkapitalizues i detyruar, ç’ka do të kërkojë një ndarje të kontributit në dy pjesë: një kontribut shoqëror që do duhet të përballojë sistemin aktual të pensioneve dhe një pjesë kontribut individual, që do derdhë në llogaritë e veta të fondit të pensioneve.

Por nevoja për të ndërhyrë në ligj ka të bëjë jo vetëm me faktin që skema vijon të jetë deficitare, (aktualisht niveli i deficitit është 2.24% e PBB), por edhe me faktin që masa e përfitimit apo niveli i të ardhurave të një pensionisti vijon të jetë i ulët.

Hasa tha se deficiti në skemë është pasojë e drejtëpërdrejtë, veç papunësisë, informalitetit apo edhe mosdeklarimit real të pagave, edhe e skemës së kontributeve për të vetëpunësuarit. Aktualisht fermerët pagujnë shumë herë më pak në raport me të vetëpunësuarit në qytet por masa e përfitimit apo e pensionit është e njejtë.

Veç kësaj problem është edhe pjesëmarrja e ulët, çka do të thotë se vetëm 10% e fermerëve derdhin sot kontribute.

Nisur nga masa e ulët e pensionit për ata të cilët janë aktualisht në skemë por edhe ata të cilët dalin rishtazi, eksperti i Naim Hasa thotë se ky është momenti i duhur për miratimin e minimumit jetik, që do tju jap mundësi të moshuarve që të kenë pensione dinjitoze.

LEXO EDHE: Skema e pensioneve në rrezik/ Eksperti Hasa: Tri çështje kryesore, që kërkojnë zgjidhje

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat