8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShumë larg nivelit të BE, vetëm 0.6% e makinave që qarkullojnë në...

Shumë larg nivelit të BE, vetëm 0.6% e makinave që qarkullojnë në Shqipëri janë të reja

Shqipëria ka përqindje shumë të ulët të automjeteve të reja në raport me numrin e përgjithshëm të tyre.

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se në fund të vitit 2021 vetëm 0.6% e autoveturave aktive të regjistruara ishin makina të reja. Makina të reja, sipas metodologjisë së përdorur nga Eurostat, konsiderohen ato të prodhuara gjatë dy viteve të fundit.

Me këto shifra, Shqipëria është larg niveleve më të fundit të raportuara nga vendet e Bashkimit Europian.

Sipas Eurostat, për vitin 2020, vendi i BE me peshën më të madhe të makinave të reja kundrejt totalit të mjeteve të regjistruara ishte Luksemburgu, ku këto mjete përbënin 22% të totalit të mjeteve në qarkullim.

Pas Luksemburgut, vijojnë një grup shtetesh si Franca, Austria, Irlanda, Belgjika dhe Suedia, që e kanë peshën e automjeteve të reja në intervalin mes 16% dhe 17%. Në fund të renditjes, me peshën më të ulët të mjeteve të reja, renditen Rumania, Letonia dhe Lituania.

Në Shqipëri vazhdojnë të dominojnë automjetet e vjetra, të prodhuara para vitit 2005. Vitin e kaluar, ato përbënin mbi 57% të numrit të përgjithshëm të automjeteve. Ndërkohë, automjetet e prodhuara para vitit 2009 përbëjnë pothuajse 87% të numrit të mjeteve aktive në vend, në fund të vitit 2021.

Makinat e sapotarguara “reklamohen” si makina të reja/ Shkaktare të mbi 70% të aksidenteve

Çdokush ëndërron të blejë një makinë, por që të blesh një makinë të re do të thotë të ëndërrosh dyfish. Ajo se çfarë ndodh në Shqipëri është se Qeveria Shqiptare ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesëmjetet e përdorura.

Rreth 50 mijë mjete të përdorura shiten çdo vit kundrejt 3000 makinave të reja. Nuk duhet të harrojmë që makinat që vijnë në Shqipëri kanë bërë deri 400-500 mijë kilometra në rrugët me kripën e dimrit të Europës, tejet të amortizuara dhe tejet të kripëzuara.

Përse vallë është kjo mbështetje ndërkohë që në fakt duhet të ishte krejt e kundërta.

Le të gjejmë mënyrat e duhura për të patur mundësi të gjithë të kenë një makinë të re, pasi veç të tjerave bëhet fjalë për jetë.

Statistikat tregojnë se as 1% e makinave të reja nuk janë përfshirë në aksidente me humbje jete në Shqipëri, apo të kenë qenë shkaktarë të aksidentit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat