10.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShtyhet nisja e vitit të ri shkollor

Shtyhet nisja e vitit të ri shkollor

Viti i ri shkollor nuk do të nisë në datën 13 shtator, por në datën 27 shtator.

Vendimin e njoftoi sot ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila tha se kjo shtyrje është reflektuar edhe tek mbyllja e vitit shkollor.

Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021”, shprehet ministrja.

Gjatë kësaj periudhe shkollat do të jenë të hapura, për të zhvilluar mësim plotësues, por nxënësit nuk janë të detyruar t’i ndjekin këto orë mësimi.

VENDIMI I MINISTRISË:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR FILLIMIN E VITIT SHKOLLOR 2021-2022 

Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021.

Gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat