15.9 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDuam të blejmë një shtëpi? Çfarë duhet të kemi kujdes kur marrim...

Duam të blejmë një shtëpi? Çfarë duhet të kemi kujdes kur marrim një kredi në bankë

Bleja e një shtëpie sidomos në Tiranë apo në qendrat e qyteteve kryesore të vendit është investimi me i madh dhe i rendesishem ne jeten e nje individi sepse vlera qe do shpenzohet nga financat e tij apo familjes eshte e konsiderueshme dhe merr pjesen me te madhe te kursimeve apo te te ardhurave mujore per disa vite (15-20 vjet) ne rastin e marrjes me kredi.

Emigrantët që vijnë për të jetuar në Shqipëri pas shumë vitesh jashtë vendit përdorin kursimet e tyre nga puna jashtë vendit, kurse rezidentet migrues marrin kredi në shtesë te vlerës që shesin banesën apo çdo pronë tjetër në vendin nga i cili migrojnë.

Duke qenë se çmimet e apartamenteve në Tiranë dhe zonat urbane rriten çdo vit, blerja e një apartamenti bëhet sfide sepse i shtohet dhe presioni i kohës për të mos mbartur edhe kostot e rritjes se çmimeve të tyre. Dhe në këto raste, një mjet ndihmues është kredia bankare.

Kreditë për shtëpi janë produkti që edhe bankat reklamojnë dhe ofrojnë më së shumti. Por ka disa detaje, të cilave nuk u vemë shumë rëndësi, po që në thelb janë jetike për secilin nga ne sikurse është “Sigurimi i Shtëpisë” dhe të kuptuarit saktë se çfarë mbulon dhe dëmshpërblen në rast dëmtimi nga shkaqe të ndryshme qe citohen respektivisht në policën e sigurimit.

Shumë e rëndësishme është të kuptohet diferenca e “Sigurimit të apartamentit me përfitues Bankën në vlerën e kredisë që merret për blerjen e tij” dhe “Sigurimit të apartamentit për vleren reale të tij”.

Pse?

“Sigurimit të apartamentit me perfitues Banken në vlerën e kredisë që merret për blerjen e tij”. Me pak fjalë, Banka ka siguruar kredinë, çka do të thotë, në rast se shtëpia, kolateral garancie për pagimin e kredisë, dëmtohet atëherë kompania e sigurimit ka vetëm detyrim ti paguaj bankës kredinë tuaj.

Ju nuk keni më borxh financiar ndaj bankës por ndërkohë jeni pa shtëpi!

Çfarë duhet të bëjmë që të kemi mbeshtetje financiare edhe per riparimin e shtepise se demtuar?

Blini policën e sigurimi me mbulim vlerën e plotë të shtëpisë apo godinës së biznesit tuaj!

Një shembull: Në qoftë se blini një apartament me vlerë 100 mijë euro; 50 mijë euro kursime tuajat dhe 50 mijë euro kredi nga banka. Në rast dëmi, kompania e sigurimit mbulon vetëm 50% të dëmeve të shkaktuara dhe pjesën tjetër duhet ta përballoni me financat tuaja. Kjo e vlefshme dhe për rastet kur ka dëmtime pjesore, për shembull një dëm me kosto 2 mijë euro, sigurimi mbulon vetëm 50% të dëmit, pra 1 mijë euro. Ndërsa pjesën tjetër, 1 mijë euro, duhet ta rregulloni nga buxheti juaj.

Si përfundim, nëse doni të siguroni totalisht pronën tuaj, qoftë apartament apo biznes dhe të mos shqetësoheni në rast fatkeqësish me origjinë natyrore ose njerëzore per kostot financiare qe mund te prekin financat tuaja, sa herë që të merrni një kredi për shtëpi në bankë sigurohuni që përveç policës së sigurimit që Banka merr per sigurimin e kthimit të kredisë qe ju ka dhënë, merrni  edhe policën shtesë të sigurimit me vlerën e plotë të shtëpisë apo godinës së biznesit.

Shqiperia renditet e para në Europë për ekspozimin ndaj fatkeqesive natyrore; tërmet, përmbytje, zjarre sikurse dhe faktet kanë treguar që këto fenomene janë bërë pjesë e të përditshmes tonë duke shtuar dhe elementin njeri që i shkakton këto situata me vetëdije apo pa vetëdije.

Ndaj vendosni në peshore shpenzimin për sigurim kundrejt vlerës së shtëpisë që siguroni në rast të ndodhjes së këtyre fenomeneve dhe vendosni nëse investimin e jetës Tuaj do t’ia lini rastësisë apo do merrni masa për të patur nën kontroll kostot tuaja, njësoj si Bankat që përkujdesen duke mbajtur garanci mbi garanci për kredinë që ju japin!

Siguroni pasuritë me vlerën e tyre reale që të garantoni qetësinë financiare dhe të shmangni surprizat e pakëndshme për familjen dhe jetën tuaj!

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër: SIGAL UNIQA Group Austria

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat