2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShtrenjtohen kreditë, rritja e normës së interesit rrezikon likuiditetin e kredive

Shtrenjtohen kreditë, rritja e normës së interesit rrezikon likuiditetin e kredive

Rritja e normës së interesit do të sjellë problematika në likuiditetin e kredive si pasojë e rritjes së kësteve.

Sipas ekspertëve kjo situatë do të rëndojë në xhepat e qytetarëve ndërkaq, të gjithë parashikimet e institucioneve tregojnë se rritja e normës së interest mund të vazhdojë. Për këtë arsye qytetarët duhet të kontrollojnë kontratat që kanë me bankat në lidhje me ndryshimet e kësteve.

Inflacioni i lartë bëri që Banka e Shqipërisë të rrisë normën e intreresit e cila ka arritur deri në 2.5%.

Sipas ekspertëve kjo do të ndikojë negativisht në pagesën e kësteve dhe do të frenojë huamarrjet e reja.

“Jo vetëm kontratat e tyre, por edhe kreditë janë bërë më të shtrenjta dhe do të shtrenjtohen këtë periudhë. Do vazhdojnë të shtrenjtohen, sepse sipas ekspertëve të gjitha parashikimet nga institucionet makroekonomike janë që do të vijojnë në rritje edhe për 6-9 muajt e ardhshëm.”

Rritja e normës së ineteresit do të ndikojë drejtpërdrejt në xhepat e qytetarëve të cilët kanë marrë kredi.

Por cilët janë rreziqet që huamarrësit t’i paraprijnë kur të paguajnë këstet e kredive në muajt në vijim.

“Nëse kanë kontrata fikse, pra me normë interesi që nuk ndryshon në bazë të kushteve makroekonomike, nuk duhen të shqetësohen se kontrata i mbron. Nëse bankat kontaktojnë qytetarët për rishikim të kontratës, ata duhet t’i drejtohen bankës së Shqipërisë, AMF si dhe të kërkojnë ndimë në zyra juridike. Por kontrata të tilla, mbrojnë qytetarët”.

Në shtator vlera e inflacionit arrit në 8.1%, më e larta që prej vitit 1997.

Banka e Shqipërisë ka raportuar se vlerat e larta të inflacionit do të na shoqërojnë dhe në muajt e fundit të 2022.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat