14.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShtohen pacientët në Infektiv për Dhjetorin

Shtohen pacientët në Infektiv për Dhjetorin

Java e parë e Dhjetorit ka sjellë një rritje të numrit të të shtruarve në spitalet Covid.  Sipas mjekut infeksionist Afrim Yzeiraj në rritje është edhe numri i pacientëve të rinj.

“Mesatarisht në ditë kemi rreth 20 shtrime në ditë. Prej ditësh kemi të sëmurë 30-40 vjeç, nga këta të fundit që kanë humbur jetën para dy ditësh, 50-vjeçarë të intubuar sot. Ka patur edhe patologji të tjera, sigurisht, edhe në moshën 20+. Po shohim një trend ku preken moshat e reja”.

Lexo edhe: Dhuroni siguri për të dashurit tuaj/ Dhjetor ofertash në SIGAL, “TeleShëndet” + kartë anëtarësie me çmim festiv

Shqetësim për mjekët është ardhja me vonesë në spital. Madje në disa raste pacientët rrinë mbi 3 javë në banesë.

“Trajtohet nga mjeku i familjes në shtëpi, madje edhe kur gjendja rëndohet, vazhdohet. Po të dëgjosh, kemi të sëmurë që trajtohen me oksigjenoterapi në kushte shtëpie prej ditësh. Vijnë në gjendje shumë të rëndë dhe ecuria është me rezervë”.

Mjekët bëjnë apel për t’u vaksinuar pasi shumica e të shtruarve dhe sidomos e atyre që janë në gjendje të rëndë janë të pavaksinuar.

“Rreth 90% e të shtruarve janë të sëmurë të pavaksinuar. Është e dukshme që mosvaksinimi është pasojë për gjendje më të rënda. Të sëmurit janë në shtëpi me patologji që kalohen më lehtë dhe të sëmurët e pavaksinuar vijnë rëndë e kanë ecuri të keqe. Vaksina është jetëshpëtuese”.

Për Dhjetorin numri i të hospitalizuarve varion nga 140-160 pacientë. ndërkohë që mesatarisht paraqiten 20 urgjenca në ditë, nga 15 që ishin në javën e fundit të Nëntorit. /KlanNews

Lexo edhe: Pandemia rrit dëmet në shëndet, asnjë kompani nuk paguan dëme sa SIGAL UNIQA

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat