17.5 C
Tirana
Saturday, July 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeFoto LajmeShqipëria nis të bëjë llogaritë, rrezikojmë grupin e “ferrit” në Euro 2024

Shqipëria nis të bëjë llogaritë, rrezikojmë grupin e “ferrit” në Euro 2024

Me 15 pikë të grumbulluara, Shqipëria ka siguruar një vend në vazon e dytë nga 4 në total për shorteun e grupeve të Euro 2024.

Në vazon 1, kuqezinjtë e Silvinhos do të kenë si kundërshtarë një nga përfaqësueset e mëdha si Gjermania (vendi organizator), Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia.

Përfaqësuesja do të shmangë përballjet me Hungarinë, Danimarkën, Austrinë, me Turqinë dhe Rumaninë që siguruan vendet pas takimeve të mbrëmjes të së martës.

Në vazon 3 janë Skocia, Sllovenia, Slovakia, Çekia, Holandë dhe Kroaci.

Në vazon numër 4 gjenden Serbia, Italia dhe Zvicra, ndërsa tre vende do të vendosen në bazë të ndeshjeve play-off në muajin mars.

Përballja me një emër të madh është e pashmangshme për kuqezinjtë, nisur nga rivalët në vazon 1, ndërsa ekziston rreziku që “të peshkohen” përfaqësuese si Holanda dhe Kroacia.

Edhe tre përfaqësueset aktuale në vazon 4 janë kundërshtarë të vështirë për Shqipërinë.

Shorteu për fazën e grupeve në Euro 2024 do të hidhet më 2 dhjetor në Hamburg të Gjermanisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat