16.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërshpejtohet rënia, Euro drejt pragut të 103 lekëve

Përshpejtohet rënia, Euro drejt pragut të 103 lekëve

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun është përshpejtuar më shumë ditën e sotme.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 103.2 lekë, në rënie me 0.6 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Në muaj, Euro ka humbur afërsisht 2.5 lekë në kursin e këmbimit me monedhën vendase dhe aktualisht ndodhet në nivelin më të ulët që prej datës 2 gusht.

Rënia e Euros po tërheq pas edhe valutat e tjera të huaja. Dollari Amerikan u këmbye sot me 94.71 lekë.

Në një muaj, monedha amerikane ka humbur më shumë se 5 lekë në kursin e këmbimit dhe ndodhet aktualisht në nivelin më të ulët që prej datës 11 gusht.

Paundi Britanik dhe Franga Zvicerane ndodhen gjithashtu në nivelet më të ulëta prej më shumë se tre muajsh.

Burime nga tregu valutor shprehen se ditën e sotme ka një rritje të shitjeve të Euros nga banka të veçanta tregtare. Kjo e ka rritur më tej ofertën e Euros në treg dhe e ka tërhequr edhe më shumë në rënie kursin e monedhës europiane.

Qysh prej javës së fundit të muajit tetor, kursi Euro-Lek nisi një cikël gradual rënieje, që e ka ulur tashme në nivele të përafërta me sezonin veror, kur tradicionalisht kursi prek vlera të ulëta, për shkak të prurjeve nga turizmi.

Gjithashtu, një faktor që e ka tkurrur ndjeshëm kërkesën këtë vit është rënia e importeve të energjisë. Vitin e kaluar, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) realizoi importe të mëdha energjie, sidomos në gjysmën e dytë të tij. Këtë vit vlerat e importeve kanë qenë shumë të ulëta, madje, gjatë muajit nëntor KESH ka kryer tre procedura shitjeje (eksporti) të energjisë elektrike.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat