11.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria, miqësore me Estoninë më 13 qershor në “Air Albania”

Shqipëria, miqësore me Estoninë më 13 qershor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore me Estoninë. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën Estoneze që kjo ndeshje të luhet më 13 qershor 2022 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, duke nisur nga ora 18:00.

Në këtë datë ishte planifikuar më parë që Shqipëria të luante ndaj Rusisë në Ligën B të Nations League, por pas vendimit të UEFA për pezullimin e Rusisë, FSHF vendosi që të shfrytëzonte këtë datë zyrtare për të organizuar një miqësore.

Po në qershor Shqipëria do të luajë më 6 qershor me Islandën në transfertë dhe më 19 qershor me Izraelin në shtëpi, që të dyja sfida të vlefshme për Nation League.

Kjo do të jetë hera e katërt që Shqipëria dhe Estonia do të përballen në një ndeshje futbolli. Në të kaluarën të dy përfaqësueset janë ndeshur tre herë me njëra-tjetrën, në të tre rastet për ndeshje miqësore.

Ne në SIGAL UNIQA Group Austria ndjehemi krenarë që prej vitit 2016 kemi qenë pranë Kombëtares së futbollit në ditë të mira dhe në ditë të këqija, në fitore dhe në humbje, në suksese dhe disfata si Sponsor Zyrtar i kuqezinjëve.

Me kontratën e sponsorizimit, SIGAL UNIQA mori nën mbrojtje, rreth 500 lojtarë të të gjithë Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe stafin drejtues të Federatës. Ishte hera e parë që ndodhte një gjë e tillë.

Ne në SIGAL UNIQA nuk e shohim sportin thjesht si një lojë por si një disiplinë që ndihmon shoqërinë si në aspektin edukativ ashtu edhe në atë shëndetësor.

SIGAL UNIQA ka të përfshirë në produktet e saj edhe Sigurimin e Sportistëve, çka i garanton atyre një karrierë të qetë dhe pa kosto financiare në rast dëmtimesh.

Ky Siguracion mbulon përmes një kostoje simbolike:

Emergjencat mjekësore

Ndërhyrjet kirurgjikale

Vizitat mjekësore

Vizitat diagnostikuese, Rezonancë magnetike, Skaner, fizioterapi

Ilaçet

Lexo edheMendoni për golat, koshat dhe rekordet/ Ja kush mendon për shëndetin e sportistëve

Si në të shkuarën, edhe në këtë ndeshje SIGAL do të vijë pranë klientëve të saj me promocione të ndryshme që do tu mundësojnë atyre hyrjen FALAS në stadium. Na ndiqni për të mos humbur rastin të jeni një prej tifozëve fatlumë më 13 qershor.

SIGAL UNIQA Group Austria, Gjithmonë në mbështetje të Kombëtares KUQ & Zi.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat