5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria me rritjen më të madhe të fluturimeve; SIGAL më e besuara...

Shqipëria me rritjen më të madhe të fluturimeve; SIGAL më e besuara për siguracionin “Shëndet në Udhëtim”

Shqipëria është shteti i Europës që ka rikuperuar më shumë tregun e fluturimeve në krahasim me periudhën e para pandemisë.

Të dhënat janë bërë të ditura nga “Eurostat”, në publikimin për fluturimet tregtare në gusht.

Fluturimet tregtare në gusht 2022 nga Shqipëria u rritën me 47.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, shumë më e lartë se i dyti në listë, që është Greqia, me një zgjerim prej 5.4%, Islanda me 2.5% dhe Luksemburgu me 1.8%.

Sipas Eurostat, në gusht 2022, numri i fluturimeve komerciale në BE u rrit me 25% krahasuar me gushtin 2021. Ndërsa ky është ende nën nivelet para pandemisë, hendeku po mbyllet ngadalë (-14% krahasuar me gushtin 2019).

Në terma absolutë, numri i fluturimeve komerciale ishte 596,930 në gusht 2022, krahasuar me 478 996 në gusht 2021, 324 538 në gusht 2020 dhe 695,912 në gusht 2019.

Vetëm dy vende të BE-së shënuan rritje të fluturimeve komerciale në gusht 2022 krahasuar me gushtin 2019: Greqia (+5%) dhe Luksemburgu (+2%).

Në të kundërt, uljet më të mëdha të fluturimeve u regjistruan në Slloveni (-42%), Letoni (-39%) dhe Finlandë (-31%).

“Shëndeti në Udhëtim”, raporti i AMF: SIGAL UNIQA më e besuara, zë rreth 70% të tregut

Sipas raportit më të fundit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, për periudhën janar-korrik 2022, në klasën e sigurimit “Shëndet në Udhëtim“, SIGAL UNIQA Group Austria kryeson tregun me 68,24%, rritje me mbi 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

POR ÇFARË MBULON “SIGURIMI SHËNDETI NË UDHËTIM” NGA SIGAL UNIQA?

– Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë

– Anullim Udhëtimi

– Evakuim mjekësor dhe riatdhesim

– Si dhe Emergjencat dentare

“SHËNDET NË UDHËTIM” ME TË DREJTË ANULLIMI

SIGAL UNIQA ofron mbrojtje edhe në rast të anullimit të udhëtimit duke bërë të mundur që, në situata specifike ju të merrni pas paratë e shpenzuara për biletën apo paketën e udhëtimit.

“SHËNDETI NË UDHËTIM”, TASHMË EDHE ONLINE

SIGAL ONLINE është risia më e fundit e kompanisë më të madhe të sigurimeve në rajon, e cila ju mundëson blerjen online të siguracioneve të automjeteve, pronës dhe shëndetit sa më shpejtë dhe hjeshtë dhe duke ruajtur njëkohësisht sigurinë maksimale.

Gjithçka përmes celularit apo laptopit, kurdo dhe kudo, pa patur nevojë të shkosh në një zyrë të SIGAL për të marrë siguracionin e printuar.

NËSE DONI TË SIGUROHENI KA VETËM 1 EMËR, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA

Për çdo pyetje, kontaktoni në:

Webwww.sigal.com.al

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat