17.5 C
Tirana
Wednesday, May 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident me vdekje në aksin Korçë-Pogradec

Aksident me vdekje në aksin Korçë-Pogradec

Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Libonik, Maliq.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi A. P., duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka përplasur biçiklistin N. S., 65 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq.

65-vjeçari u dërgua në spitalin e Korçës ku ka ndërruar jetë.

Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.

LEXO EDHE: Sigurimi i Përgjegjësisë për palët e treta/ Çfarë duhet të dimë si drejtues automjetesh…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat