19.5 C
Tirana
Tuesday, May 14, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria mbërthehet për tre ditë nga i ftohti siberian

Shqipëria mbërthehet për tre ditë nga i ftohti siberian

Këtë të shtunë i gjithë vendi është mbërthyer nga i ftohti siberian.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të menjëhershme nga kjo mbrëmje deri të hënën.

Vlerat minimale do zbresin edhe në -6 gradë Celsius në qytetet e zonave malore. Maksimumi pritet që të shkojnë jo më shumë se 10-11 duke bërë qe te jemi në kushte tipike dimri”.

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë veriun dhe juglindjen përveçse do të zbresin në jug, pritet të përfshijë edhe zonën e Dajtit.

“Edhe kryeqyteti pritet të ketë një rënie të temperaturave, ç’ka do të bëjë që në mbrëmje të kemi prezente reshjet e dëborës në zonën e Dajtit dhe në rrethinat e kryeytetit pritet të kemi shfaqje të flokëve të dëborës, por në sasi të pakta, ndërsa në zonat jugore dhe kryesisht në juglindje pritet që reshjet e dëborës të jenë të konsiderueshme.”

Situata ndryshon të dielën, moti do të jetë i kthjellët si fillim në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa në zonat jugore paradite do mbeten prezente reshjet.

“I gjithë territori do jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.”

LEXO EDHEMjetet e ngrohjes dhe gatimit, rrezik i shtuar në dimër/ Sigurimi i Pronës, mbrojtje për financat tuaja

Nga dita e martë edhe temperaturat do të përmirësohen, duke pësuar rritje graduale.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat