15.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria e parafundit në Europë për shërbimet shëndetësore, ja pse ju nevojitet...

Shqipëria e parafundit në Europë për shërbimet shëndetësore, ja pse ju nevojitet Sigurimi Privat i Shëndetit

Shqipëria u rendit e parafundit në Europë, duke lënë pas vetëm Maltën për shërbimet e dobëta në kujdesin shëndetësor sipas indeksit që ndërtoi data baza e të dhënave mbi kualitetin e jetës “Numbeo” për vitin 2022.

Shqipëria u vlerësua me vetëm 50.5 pikë për cilësinë e shërbimeve dhe 87.9 pikë për shpenzimet me të cilat përballen qytetarët.

Kualiteti i shërbimeve në shëndetësi vlerësohet me një sistemin vlerësimi ku niveli i ulët tregon rezultatet të dobëta dhe vlerat e të larta cilësi më të mirë të shërbimeve shëndetësore.

Lexo edhe këtë: Gripi dhe Omicron dyfishojnë vizitat në qendrat shëndetësore, pse mijëra shqiptarë kanë zgjedhur “TeleShëndet”

Në rajon Shqipëria u rendit e fundit si për indeksin e shërbimeve dhe atë të shpenzimeve buxhetore krahasuar me Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën, Kosova dhe Mali i Zi nuk ishin të përfshira në këtë indeks.

Në botë, Tajvani, Koreja e Jugut, Japonia, Franca, Danimarka u renditën në krye të listës për vlera të larta të cilësisë së shërbimeve dhe shpenzimeve për shëndetësinë, ndërsa renditjen më të dobët e kishin, Venezuela, Bangladeshi (në fund të listës) dhe më tej Iraku, Azerbajxhani, Malta, Bjellorusia, Maroku, Egjipti, Nigeria, Kamboxhia.

“Numbeo” sqaroi se Indeksi i Kujdesit Shëndetësor është një vlerësim i cilësisë së përgjithshme të sistemit të kujdesit shëndetësor, profesionistëve të kujdesit shëndetësor, pajisjeve, stafit, mjekëve, kostos, etj.

Nga të dhëna më të detajuara të indeksit në Shqipëri rezultoi se vlerësimin më të e lartë e kanë marrë afërsia gjeografike e shërbimeve shëndetësore me 66 pikë dhe aftësitë e doktorëve me 54,3 pikë, ndërkohë që pikët më të ulëta kanë marrë cilësia e dobët e pajisjeve mjekësore, koha e pritjes dhe kosto e shërbimeve.

Indeksi i Kujdesit Shëndetësor, Europa, viti 2022

Indeksi i shpenzimeve të Kujdesit Shëndetësor, Europa, 2022

Shqipëria është një nga vendet që ka pasur rritjen më të lartë të jetëve të humbura si rrjedhojë e pandemisë së Covid-19.

Të dhënat krahasuese të Eurostat dhe statistikave kombëtare rajonale tregojnë Shqipëria, së bashku me dy vendet e tjera të rajonit, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut janë tre shtetet që kanë shënuar rritjen më të lartë të vdekshmërisë shtesë që nga marsi i vitit 2020, kur pandemia “pushtoi” gradualisht Europën deri në shtator 2021.

Lexo edhe këtë: Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s, kompania me më shumë dëme të paguara gjatë 2021-shit

Të dhënat e tjera kombëtare të INSTAT bëjnë të ditur se në vend. që nga prilli 2020, kur vala e pandemisë filloi të jepte pasojat e para në Shqipëri deri në fund të shtatorit 2021, janë shënuar rreth 11 mijë vdekje shtesë në krahasim me mesataren e periudhave përkatëse 2016-2019.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimit në Shqipëri dhe rajon?

Teksam COVID-19, sëmundjet kancerogjene dhe ato të zemrës vazhdojnë të jenë ndër kërcënuesit më të mëdhenj të shëndetit tonë.

Mijëra qytetarë diagnostikohen me tumore të ndryshme apo sëmundje kardiovaskulare çdo vit dhe një pjesë e tyre, fatkeqësisht, humbin edhe jetën.

SIGAL UNIQA Group Austria u ka ardhur në ndihmë mbi 1 milion klientëve të saj me produktet më të mira të Sigurimit Privat të Shëndetit të cilat ju mundësojnë diagnostifikimin dhe kurimin në spitalet më të mira private brenda dhe jashtë shtetit duke shmangur kështu edhe kostot e larta financiare.

JETË PLUS

Paketa e Sigurimit dedikuar sëmundjeve të rënda, mbulim deri në 1 milion Euro

Pse të gjithë duhet të kemi një sigurim “Jetë Plus”:

“Jetë Plus” të jep mundësinë të kurosh sëmundjet e rënda në spitalet më të mira të Europës”.

“Jetë Plus” është e vetmja paketë sigurimi shëndeti me mbulim deri në 1 milion Euro

“Jetë Plus” në rast trajtimi jashtë vendit mbulon shpenzimet e akomodimit dhe udhëtimit për pacientin.

“Jetë Plus” në rast sëmundje të rëndë mbulon edhe shpenzimet e një të afërmi që shoqëron pacientin.

“Jetë Plus” i vjen në ndihmë familjes në ditën kur goditet nga sëmundja duke i hequr hallin e parave.

TELESHËNDET

  • TeleShëndet është një aplikacion për telefon celular Android dhe iPhone, i cili nëse shkarkohet në telefonin tuaj, ju mundëson të komunikoni 24/7 me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.
  • Këshillim me mjek 24/7

Me TeleShëndet ju mund të telefononi një doktor të licensuar me telefonate ose video, në çdo orë të ditës apo natës, dhe të këshilloheni për çdo shqetësim shëndetësor që mund të keni.

  • Shkarkoni kartelën tuaj mjekësore

Ju keni mundësi të ngarkoni ezkaminimet tuaja mjekësore dhe te shkarkoni në kohë reale kartën tuaj mjekësore, ku keni të gjitha vizitat, këshillat dhe ilaçet e rekomanduar nga mjeku

  • Merrni një recetë mjekësore online

Në rast kur mjekët ju rekomandojnë një medikament ata mund tju lëshojnë një recetë elektronike të cilën e printoni dhe ia tregoni farmacistit tuaj.

Përfitimet: 

Check up

– Vizitë te okulisti

– Vizitë te dentisti

– Dërgim ilaçesh në shtëpi

– Zbritje në rrjetin mjekësor SIGAL

– Mental coach, 1 seancë falas

 SIGURIMI I SHËNDETIT NË UDHËTIM

  • Rekomandohet për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë jashtë Shqipërisë, pavarësisht kohës së qëndrimit.
  • Mbulon shpenzimet për emergjenca mjekësore për aksidente ose sëmundje akute që mund tju ndodhin gjatë qëndrimit në një shtet të huaj.

BRENDA SHQIPËRISË

  • Rekomandohet për shtetasit e huaj ose emigrantët shqiptarë që udhëtojnë në Shqipëri.
  • Mbulon shpenzimet për emergjenca mjekësore për aksidente ose sëmundje akute që mund të ndodhin gjatë qëndrimit në Shqipëri, deri në 10,000 Euro.

SIGURIMI ANTI-COVID

  • Paketa e sigurimit Anti-Covid.
  • Ofron sigurim jete dhe mbulim të shpenzimeve mjekësore në formën e shpërblimit fiks për personat e diagnostikuar me covid.
  • Në rast trajtimi me shtrim në spital – Shpërblim ditor spitalor në vlerën 3,000 lekë/ditë për cdo ditë qëndrimi si pacient i shtruar për një periudhë maksimale të trajtimit me shtrim ne spital deri në 20 ditë.
  • Në rast mjekimi në shtëpi: Shpërblim ditor në vlerën 2000 (dy mijë) lekë në ditë deri në ekzaniminimin negative por jo me shumë se 20 ditë nga dita e testit pozitiv.
  • Shpenzimet farmaceutike te rekomanduara nga mjeku specialist: deri ne vlerën 20 mijë lekë në rast diagnostikimi pozitiv me COVID 19.
  • Sigurim jete: Pagesë të përfitimit në vlerën e shumës së siguruar 1,000,000 lekë ne rast humbje jete nga Covid 19 (Për persona deri në 65 vjeç).

SIGURIMI NXËNËS DHE STUDENTË

  • Nëpërmjet policës për nxënës dhe studente ofrohet mbrojtje financiare në rast sëmundje dhe aksidenti.
  • Ky sigurim përfshin gjthashtu sigurimin e jetës së prindit.
  • Polica e sigurimit për nxënës dhe studentë siguron prindin dhe fëmijën njëkohësisht.
  • Në rast se prindi humb jetën, fëmijës i jepet një dëmshpërblim prej 500,000 Lekë për të përballuar vështirësitë e para.
  • Në rast se fëmija sëmuret gjatë vitit të sigurimit, faturat mjekësore në spitale private deri në 100,000 Lekë në vit paguhen nga SIGAL UNIQA.
  • Përfshihen në këtë mbulim vizitat me mjekët specialistë, diagnostifikimi, ilaçet e rekomanduara nga mjeku, hospitalizimi etj).

STUDENTË JASHTË SHQIPËRISË

  • Nëpërmjet policës për nxënës dhe studentË ofrohet mbrojtje financiare në rast sëmundje dhe aksidenti.
  • Ky sigurim përfshin gjthashtu sigurimin e jetës së prindit.

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat