9.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShpenzimet e bankave për interesa ranë përsëri në 2021

Shpenzimet e bankave për interesa ranë përsëri në 2021

Shpenzimet e bankave për interesa ranë përsëri vitin e kaluar dhe prekën nivelin më të ulët në më shumë se një dekadë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se këto shpenzime kishin vlerën e 1.76 miliardë lekëve, në rënie me 3.4% krahasuar me një vit më parë. Duke qenë se detyrimet e sektorit bankar dominohen në masën më të madhe nga depozitat, zëri i shpenzimeve për interesa lidhet kryesisht me depozitat.

Vitin e kaluar, depozitat bankare u rritën me 9.4%. Kjo ishte rritja më e lartë në më shumë se një dekadë. Por, pavarësisht rritjes së totalit të depozitave, shpenzimet për interesa vazhduan të bien. Një tendencë e tillë është e lidhur në radhë të parë me ciklin e normave të ulëta të interesit, që, i ka ulur edhe interesat e depozitave në nivelet më të ulëta historike. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit mars interesi mesatar i depozitave dhe llogarive të individëve në lekë ishte 0.18%, ndërsa në euro 0.06%. Normat mesatare të interesit janë në nivele afërsisht të njëjta me një vit më parë, ndaj ulja e shpenzimeve për interesa këtë vit nuk shpjegohet edhe aq me rënien e normave: në fakt, në nivelet ku këto norma kanë arritur, hapësirat për ulje të mëtejshme janë minimale, sidomos për euron.

Rënia e shpenzimeve të bankave, sidomos në këto vitet e fundit mund të shpjegohet më shumë me strukturën e depozitave bankare. Publiku është gjithnjë e më i prirur t’i mbajë paratë në llogari të hapura, si llogari rrjedhëse apo depozita pa afat. Duke qenë se normat e interesit nuk janë shumë tërheqëse, individët dhe bizneset nuk kanë shumë stimuj t’i mbyllin paratë në depozita me afat. Zhvendosja e kursimeve llogarive pa afat ul shpenzimet e bankave për interesa, sepse llogaritë dhe depozitat pa afat kanë norma interesi shumë të ulëta, shumë pranë zeros.

Për krahasim, vitin e kaluar norma mesatare e interesit për llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat në lekë ishte rreth 0.16%, ndërsa për depozitat me afat interesi mesatar ishte më shumë se katër herë më i lartë, rreth 0.67%. Ndërsa interesi mesatar për llogaritë dhe depozitat pa afat në euro ishte 0.05%, ndërkohë që interesi mesatar i depozitave me afat ishte 0.29%.

Vlera e parave të mbajtura në llogari rrjedhëse dhe depozita pa afat në fund të nëntorit 2021 arriti në 780 miliardë lekë, me rritje vjetore prej pothuajse 18%%. Ato përbëjnë tashmë 64% të totalit të depozitave bankare. Epoka e normave të ulëta të interesit duket se ka ndikuar ndjeshëm në strukturën e depozitave sipas maturimit, duke ju mundësuar bankave të paguajnë më pak interesa. Por, dominimi i depozitave pa afat i vendos bankat para mundësisë së tërheqjeve të parave në çdo moment që klienti mund ta ketë të nevojshme, pa asnjë penalitet. Në teori, ky mund të jetë një risk i shtuar për likuiditetin e bankave. Por, sektori bankar shqiptar ka një tepricë të ndjeshme likuiditeti, të matur në raportin kredi-depozita, që është pranë nivelit 47%. Pjesa e mbetur e depozitave është e investuar kryesisht në instrumente financiare likuide.

/Monitor

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat