16.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShoqata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve në Sigurime shqyrton progresin e AMF për kuadrin...

Shoqata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve në Sigurime shqyrton progresin e AMF për kuadrin ligjor dhe praktikat mbikëqyrëse

Shoqata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS) ka nisur procesin e vlerësimit të Parimeve Themelore në Sigurime (ICP) për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.

Një ekip teknik, me ekspertë nga rregullatorë të vendeve anëtare të IAIS, ka mbërritur në Tiranë, ku për disa ditë do të realizojë takime me stafin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, por edhe përfaqësues e aktorë të tjerë të tregut të sigurimeve.

Në takimin me Drejtorin e AMF-së, Ervin Mete u diskutua fillimisht për programin e punës dhe metodikën e realizimit të vlerësimit.

Drejtor i AMF u shpreh se qëllimi i procesit është vlerësimi i plotë i progresit të bërë nga Autoriteti dhe përputhshmëria e bazës ligjore e rregullatore, si edhe praktikave mbikëqyrëse me standardet më të larta ndërkombëtare në sigurime.

Ai theksoi se që prej vlerësimit të realizuar përmes Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP) nga ana e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në vitin 2013, janë ndërmarrë ndryshime të rëndësishme në kuadrin ligjor e rregullator, njofton AMF.

Përfaqësuesit e IAIS vlerësuan bashkëpunimin dhe gadishmërinë e shfaqur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare gjatë fazës së parë të vetëvlerësimit, ndërsa theksuan se procesi do të shërbejë për identifikimin e nevojave për përmirësime të mëtejshme të praktikave mbikëqyrëse, apo ndërmarrjen e ndryshimeve ligjore në fushën e sigurimeve.

Ekipi i vlerësuesve të IAIS do të realizojë një vlerësim të plotë të progresit të bërë në aspekte si pavarësia institucionale e mbikëqyrësit, praktikat  mbikëqyrëse, vlerësimi dhe analizimi i riskut, baza ligjore, procedurat e licencimit, mbikëqyrja e grupeve të sigurimit, etj.

Parimet Themelore në Sigurime (ICP), të dizenjuara nga Shoqata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve në Sigurime (IAIS) paraqesin një kuadër të pranuar globalisht parimesh, standardesh dhe guide për rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit të sigurimeve.

ICP-të paraqesin themelet e mbikëqyrjes efektive të sigurimeve. Ato shërbejnë si një pikë bazike referimi për mbikëqyrësit në sigurime në të gjitha shtetet. ICP-të përdoren gjithashtu në rastet e vlerësimeve të kryera, pjesë e Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP) të realizuar bashkarisht nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.  Ndërmarrja e vlerësimit të ICP-ve është edhe një nga rekomandimet e Kuvendit në drejtim të Autoritetit në rezolutën e fundit.

Në muajin prill, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare aderoi në Memorandumin Shumëpalësh të Mirëkuptimit (MMoU) të Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), në funksion të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes mbikëqyrësve në tregun e sigurimeve.

Anëtarësimi i AMF në grupin e vendeve nënshkruese të MMoU-së u realizua pas një procesi rigoroz verifikimi të përputhshmërisë së bazës ligjore dhe rregullatore me standardet ndërkombëtare të IAIS.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat