18.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShoqata e Transportit Urban paralajmëron bllokim të shërbimit nga 1 marsi

Shoqata e Transportit Urban paralajmëron bllokim të shërbimit nga 1 marsi

Shoqata e Transportit Qytetas paralajmëron se në 1 mars do të ndërpritet shërbimi urban për qytetarët, nëse kërkesat e tyre drejtuar qeverisë nuk miratohen.

Përmes një shkrese shoqata kërkon rimbursimin e TVSH-së në shitje dhe heqjen e akcizës 37lek/litër. Sipas tyre, rritja e çmimit të naftës ka shtuar kostot me të paktën 25 %.

Kjo nuk është hera e parë që Shoqata e Transportit kërkon ndërhyrjen e qeverisë për të vazhduar ofrimin e shërbimit pa ndikuar në cilësi.

Disa nga kërkesat e Shoqatës së Transportit Qytetas

  • Rimbursimi i TVSH në shitje
  • Heqja e akcizës 37 lekë/litër
  • Heqja e taksës së qarkullimit në karburant për subjektet e licencuara që ushtrojnë aktivitetin në transportin urban (qytetës) 27 lekë/litër
  • Rimbursimi nga Ministritë e linjës lidhur me kategoritë (invalidë pune, të verbër, paraplegjikë, Tetraplegjikë, studentët) të cilët përfitojnë çmim të reduktuar ose falas.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat