13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShoferi humb kontrollin e autobusit, merr përpara 10 makina

Shoferi humb kontrollin e autobusit, merr përpara 10 makina

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në Selanik, ku një autobus ka marrë përpara 10 makina të parkuara.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Egnatia, ku fillimisht autobusi goditi 3 makina, të cilat morën me vete 7 të tjera.

LEXO EDHE: Më mirë të udhëtosh pa shqetësime/ Rasti i të riut në Greqi, si i erdhi në ndihmë “SIGAL UNIQA Autosos”

Për fat, nga aksidenti shoferi ka marrë lëndime të lehta, e ndërsa nuk raportohet për të tjerë persona të plagosur.

Referuar mediave greke, shoferi, i cili do të merrte punëtorët për t’i çuar në vendet e tyre të punës, është në gjendje shoku dhe as nuk e di se si humbi kontrollin e mjetit.

Sipas tij, ai nuk ka qenë as i përgjumur dhe as i lodhur.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet.

LEXO EDHE: Udhëto i qetë jashtë Shqipërisë/ Të gjitha në një vend: Karton Jeshil + Teleshëndet + AutoSos

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat