23.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShofer që 17 vjeç? Blendi Gonxhja shpjegon çfarë është “patenta me shoqërim”

Shofer që 17 vjeç? Blendi Gonxhja shpjegon çfarë është “patenta me shoqërim”

Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR-së ka qenë i ftuar në emisionin Scan Live me Jenida Vladi, për modelin e suksesshëm që Gjermania aplikon prej 5 vitesh, që të rrisë “shoferët e mirë” në qarkullim.

“Ne po përpiqemi që këtë shembull ta vendosim në kontekstin tonë, nëse do të kemi sistemet e duhura, garancitë e duhura për ta aplikuar dhe për të garantuar që  kriteret që duhet të ketë ky lloj shërbimi për të marrë lejen e drejtimit përpara moshës 18 vjeç, të mund të funksionojnë me siguri” u shpreh Blendi Gonxhja në një intervistë për SCAN TV.

Ndër të tjera, Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR-së tha se e njëjta praktikë, po përqafohet edhe nga Franca dhe vende të tjera të Bashkimit Europian.

“Pse është kjo një lëvizje që shton sigurinë dhe jo një lëshim peri? Është e provuar nga Gjermania që sa më shumë orë cilësore të kemi të rinj, sa më herët të kemi orë cilësore, të shoqëruar duke i dhënë mjetit në prezencë të prindit apo të afërmit që e ka rekordin të pastër në patentën e vet, aq më mirë ky shofer sillet nesër në jetën e vet si shofer.

Është e provuar që shoferë të tillë dalin në jetë dhe sillen më mirë sepse kanë filluar hapat e parë në timon nën sytë e dikujt. Kjo quhet patentë me shoqërim dhe ne nuk kemi asnje kompleks që të thyejmë dhe  një tabu tjetër nga një sërë tabush të tjera që kemi thyer” theksoi z. Gonxhja.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat