10.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShkrumbohet totalisht nga flakët autobusi i një fasonerie në autostradën Levan-Vlorë

Shkrumbohet totalisht nga flakët autobusi i një fasonerie në autostradën Levan-Vlorë

Shkrumbohet nga flakët autobusi i një fasonerie në Vlorë.

Mësohet se autobusi ka marrë flakë në ecje si rrjedhojë e defektit teknik.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Levan-Vlorë, pranë Novoselës.

Në bordin e tij disa punonjës fasonerie të cilët kanë zbritur në kohë nga autobusi.

“Më datë 26.05.2022, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Vlorë –Fier, tek mbikalimi i Novoselës ka marrë flakë në lëvizje, autobusi me drejtues shtetasin B. Xh., 60 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat