14.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShkodër, digjen gjatë natës 3 makina të parkuara/ Akoma nuk ke KASKO...

Shkodër, digjen gjatë natës 3 makina të parkuara/ Akoma nuk ke KASKO nga SIGAL?!

Tre automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Shkodrës. Makinat që janë djegur kanë qenë të parkuara në rrugë në lagjen “Ndoc Mazi”.

Policia njofton se në orën 03:25 në lagjen “Ndoc Mazi” ka rënë zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur plotësisht 2 makina të parkuara në rrugë.

Konkretisht janë djegur makina tip “Benz” në pronësi të 22-vjeçarit me inciacle A.D. dhe po ashtu një tjetër makinë e tipit “Benz’ në pronësi të 20-vjeçarit me inciale K.D, të dy vëllezër dhe banues në Shkodër.

Gjithashtu, është djegur pjesërisht makina tip “Volkswagen” në pronësi të 40-vjeçarit me inciale K. L., banues po në Shkodër.

Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SIGURACIONI KASKO

Në ditët e sotme të kesh një makinë është një ndihmë e madhe por njëkohësisht edhe përgjegjësi.

Trafiku i rënduar, mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor dhe arsye të tjera kanë bërë që aksidentet rrugore të pësojnë rritje vit pas viti. Pa harruar këtu ngjarjet me sfond kriminal, siç janë edhe vjedhjet.

Ndaj, çdokush që posedon një automjet duhet të zgjedhë KASKO nga SIGAL UNIQA Group Austria për ti shmangur vetes dëme financiare të cilat mund të duan vite të tëra për tu rikuperuar.

Po ku ndryshon Siguracioni TPL nga ai KASKO?

Ndryshimi është i madh, sepse Siguracioni që na kërkon polici është ai që quhet Sigurimi TPL, i cili mbulon dëmet që ti si shkaktar aksidenti i shkakton një personi ose makine tjetër. Ndërsa sigurimi KASKO mbulon dëmet që i shkaktohen makinës tuaj jeni apo nuk jeni ju shkaktar i aksidentit.

Por jo vetëm kaq. Sigurimi KASKO ju mbulon financiarisht edhe nëse makina juaj dëmtohet në parkim, dëmtohet nga zjarri, rrufeja ose shpërthimi, edhe nëse dëmtohet nga fatkeqësitë natyrore apo nga dëmtimet aksidentale.

KASKO nga SIGAL UNIQA ju mbulon edhe nëse makinës tuaj i vidhet ndonjë pjesë ose jua vjedhin plotësisht.

Mbulimet e Siguracionit KASKO
  • Dëmtime Aksidentale

Përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm. Dalja nga rruga apo përmbysja e mjetit.

  • Thyerja e xhamave

Plasaritja/thërmimi i xhamave të përparme, të pasëm, anësore, të tavaneve të lëvizshëm si dhe xhamave të fenereve, shkaktuar nga goditja e një objekti të lëvizshëm

  • Zjarr, Rrufe, Eksplozion

Zjarri dhe eksplozioni që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe përfshijnë mjetin e siguruar. Rrufeja mbi mjetin motorik.

  • Katastrofat Natyrore

Stuhia, breshëri, dëbora, tufani, përmbytja, vërshimi, renia e objekteve te ndryshme si pasoje e katastrofave natyrore.

  • Vjedhja ose vjedhja e pjesshme

Vjedhja totale e mjetit dhe vjedhja e aksesorëve ose elementeve të përfshirë në katalogun e prodhimit, përjashtohen pasqyrat, gomat, disqet.

  • Dëmtim në parkim nga mjet tjetër

Dëmtime nga një mjet i lëvizshëm i paidentifikuar

  • Dëmtimi nga akte keqdashëse

Dëmet e ndodhura nga veprime të kryera në mënyrë të qëllimshme apo keqdashëse nga palë të treta pa dijeninë e të siguruarit.

Llogarit & porosit online: https://sigal.com.al/merr-cmim

Edhe nëse mendoni se në parking apo garazhd automjeti juaj është i sigurtë, ngjarjet e papritura mund të na prekin në çdo kohë.

Një shembull shumë domethënës është ai i Bledar Carës.

LEXO EDHE: Bli Siguracionin KASKO dhe përfito falas “TELESHËNDET”

KASKO me mbulim jashtë Shqipërisë dhe merr FALAS “SIGAL AutoSOS”

Duke shtuar 20% të vlerës së siguracionit, të gjitha mbulimet e zgjedhura më sipër do të jenë të vlefshme si brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Këtu përfshihen vendet anëtare të Bashkimit Europian si dhe Kosova, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Serbi, Turqi, Rusi…

SIGAL UNIQA Group Austria është gjithmonë pranë klientëve të saj, duke paguar dëmet në kohë por edhe duke sjellë vazhdimisht produkte që ua bëjnë jetën më të bukur dhe mbi të gjitha më të sigurt.

Më i fundit është “SIGAL UNIQA AUTOSOS”, Asistenca Rrugore që ju vjen në ndihmë në çdo rrugë të rajonit apo Europës.

Ky shërbim vjen për herë të parë në Shqipëri falë bashkëpunimit me “EuropAssistance”, kompania lider në Europë.

Kushdo që blen pranë SIGAL UNIQA Group Austria siguracionin KASKO me mbulim për jashtë, e përfiton falas shërbimin “SIGAL UNIQA AUTOSOS“.

LEXO EDHEMë mirë të udhëtosh pa shqetësime/ Rasti i të riut në Greqi, si i erdhi në ndihmë “SIGAL UNIQA Autosos”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat