24.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShkencëtarët ngrenë alarmin/ Shkurti i këtij viti më i nxehti në histori

Shkencëtarët ngrenë alarmin/ Shkurti i këtij viti më i nxehti në histori

Muaji shkurt i këtij viti mund të jetë më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në histori, me lulet që kanë lulëzuar më herët në vende nga Meksika në Japoni, shpatet e maleve në Europë që nuk janë më të mbuluara nga bora dhe temperaturat që kanë shkuar deri në 38 gradë Celsius në Teksas.

Sipas 3 shkencetarëve, temperatura mesatare globale në shkurt 2024 pritet të jetë më e  ngrohta e regjistruar ndonjëherë për këtë muaj për shkak të ndryshimeve klimatike dhe fenomenit El Nino.

Nëse të dhënat konfirmohen, shkurti do të jetë muaji i nëntë radhazi në të cilin është thyer rekordi global i temperaturës së lartë, sipas të dhënave nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së (NOAA).

NOAA do të publikojë të dhënat e saj përfundimtare për muajin shkurt rreth datës 14 mars.

Në hemisferën veriore, temperaturat e larta rekord nënkuptojnë se “pranvera po vjen më herët “, shpjegoi javën e kaluar shkencëtarja e NOAA Karin Gleason.

Nxehtësia e shkaktuar nga ngrohja globale po prish ekosistemet, duke kontribuar në shkrirjen e akullnajave, duke ngritur nivelin e detit dhe duke shkaktuar ngjarje ekstreme të motit.

Valët e të nxehtit goditën Argjentinën, Perunë, Brazilin dhe Kilin në shkurt, ndërsa temperaturat e larta kontribuan në përhapjen e zjarreve në Santiago që vranë të paktën 133 njerëz.

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Çfarë rrezikon Shqipëria dhe çfarë duhet të bëjmë?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat