21.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShërbim profesional, produkte novatore dhe më shumë dëme të paguara/ SIGAL UNIQA,...

Shërbim profesional, produkte novatore dhe më shumë dëme të paguara/ SIGAL UNIQA, zgjedhja e parë për Sigurimin e Shëndetit

Ofrimi i produkteve të sigurimit shëndetësor që nuk i ofron asnjë kompani tjetër, pagimi i dëmeve në kohë dhe mundësia që gjithësecili kundrejt një çmimi modest të marrë shërbimet mjekësore në klinikat dhe spitalet më të mira, sigurisht që përkthehet në besim të qytetarëve.

Raporti i AMF për ecurinë e tregut të sigurimeve për muajin janar 2024, nxjerr në pah dominimin e SIGAL UNIQA Group Austria sa i përket Sigurimit të Shëndetit.

Si në market-share ashtu edhe në dëmet e paguara, kompania e themeluar 25 vjet më parë, rënditet e para.

Ndarja e tregut (Aksidente dhe Shëndeti)

Ndarja e tregut (Sigurimi Privat i Shëndetit)

Sa i përket dëmeve të paguara, përgjatë muajit janar, SIGAL UNIQA ka paguar tek klientët e saj rreth 49 milionë lekë teksa i gjithë tregu ka paguar 114,6 milionë.

Dëmet e paguara (Aksidente dhe Shëndeti)

Dëmet e paguara (Sigurimi Privat i Shëndetit)

Pse shëndeti i besohet masivisht SIGAL UNIQA-s?

SIGAL UNIQA është e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri që solli siguracionin “Jetë Plus”, siguracion dedikuar sëmundjeve tumoriale, të zemrës, të kokës, shtyllës kurrizore dhe transplanteve me mbulim deri në 1 milion euro.

SIGAL UNIQA është e vetmja kompani Sigurimi në Shqipëri që solli aplikacionin “TeleShëndet” dhe është sërish e vetmja në vend që e ofron diçka të tillë.

Falë këtij shërbimi çdokush mund të ketë një mjek në celularin e tij, në çdo orë dhe në çdo vend, ndërsa mund të marrë një recetë elektronike që njihet nga çdo farmaci e të përfitojë një sërë benefitesh në klinikat dhe spitalet më të mira në vend.

SIGAL UNIQA është e vetmja kompani sigurimi që ofron “Kartën e Kujdesit Shëndetësor”, e cila ju ofron një sërë benefitesh, duke nisur me mundësinë e marrjes së shërbimeve në spitalet dhe klinikat më të mira në Shqipëri dhe jashtë saj, një seri ekzaminimesh të domosdosshme për të mbajtur në kontroll shëndetin, komunikimin audio dhe video me mjekun 24 orë të ditës nga celulari juaj për çdo pyetje apo shqetësim e shumë të tjera.

SIGAL UNIQA është e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri “Sigurimin anti-Tumor”.

Nën moton “merr paratë dhe kujdesu për shëndetin”, SIGAL UNIQA ofron këtë siguracion dedikuar vetëm kancerit malinj dhe tumorit beninj në kokë, me mbulim financiar të menjëhershëm në rast diagnostifikimi me një prej këtyre dy sëmundjeve.

Shumën e siguruar e zgjedh vetë i siguruari. Duke filluar nga 5, 10, 50 apo 100 mijë euro.

Meqënëse dëmshpërblimi akordohet në formë cash, është vetë i siguruari vendos se si do ta shpenzojë këtë shumë për trajtimin e tij mjekësor.

SIGAL UNIQA është e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri që ofron mundësinë e kryerjes së Check Up-it sipas “Protokollit Japonez“.

LEXO EDHE: Intervista/ CEO i “UNIQA”: U japim siguri mbi 16 milionë njerëz në Austri dhe pothuajse të gjithë Evropën Juglindore

Të gjitha këto risi për Shqipërinë dhe rajonin janë kthyer në një pikë referimi për çdo qytetar që dëshiron të ketë për vete dhe familjen e tij edhe një sigurim privat shëndeti me SIGAL UNIQA Group Austria që vijon të mbetet zgjedhja e parë.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHERaporti i AMF/ Në 25-vjetorin e themelimit, SIGAL UNIQA mbetet lidere e tregut të sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat