20.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBumi i ndërtimeve nuk po frenon shtrenjtimin e banesave/ Sigurimi i tyre,...

Bumi i ndërtimeve nuk po frenon shtrenjtimin e banesave/ Sigurimi i tyre, ende me çmim modest

Çmimet e apartamenteve si për qiratë ashtu edhe për blerje vijojnë të rriten pavarësisht se numri i ndërtimeve në vend po shtohet vit pas viti.

Gjatë vitit të kaluar bashkitë kanë dhënë 1602 leje ndërtimi, nga 1420 leje që u dhënë në vitin 2022, duke u rritur me 12%.

Referuar të dhënave të INSTAT, sipërfaqja e lejeve është 2.1 milionë metër katror, me rënie në raport me vitin paraardhës kur ishte 2.6 milionë metër. Ndërsa vlera e këtyre ndërtimeve sipas INSTAT përllogaritet në 25.3 miliardë lekë.

Edhe pse në 5 vitet e fundit numri i lejeve të ndërtimit është 3 fishuar, nga 2074 leje në vitet 2013-2017, 6473 leje nga 2018-2023, çmimet vetëm rriten.

Nga një vëzhgim nëpër faqet e agjencive imobiliare kupton se një apartament sot në zonën e “Astirit” ku ka edhe kërkesë të lartë për blerje 1 metër katror kushton minimalisht 1100 euro, por ka edhe hyrje të reja ku çmime kapërcen 1600 euro metri.

Po aq ka shkuar çmimi për metër katror edhe në “Yzberisht”. Me 1300 euro metri po shiten shtëpitë në zonën e “Xhamllëkut”, ose mbi 1600 euro është vlera tek Rruga “Myslym Shyri” apo në “Don Bosko”. Ndërsa në “21 Dhjetor” vlera ka kapërcyer në 2000 euro, e rritet më shumë në “Rrugën e Durrësit” ku arrin në mbi 2200 euro.

Brenda në qendër çmimet për një metër katror arrijnë në 4000 euro.

Kjo valë shtrenjtimi e apartamenteve nuk ka të ndalur, edhe pse inflacioni në vend është në trend rënës, ndërsa anketimet e Bankës së Shqipërisë flasin për shtrenjtim të mëtejshëm.

LEXO EDHE: Kryesisht për blerje banesash/ Shqiptarët iu drejtuan më shumë bankave këtë fillimvit. Ç’duhet të dimë para marrjes së kredisë?

Por teksa çmimet e banesave rriten, Sigurimi i tyre vijon të jetë në shifra shumë modeste.

Nëse një apartament në Tiranë kushton mesatarisht mbi 1000 Euro për m2, sigurimi i tij kushton maksimumi 1 euro për m2 dhe pronari i tij e ka të siguruar pronën nga:

  • Zjarrit
  • Rrufesë
  • Eksplozionit
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart
  • Tërmeti
  • Përmbytja
  • Stuhia
  • Breshëri
  • Etj…

Ku mund ta blini?

Sigurimi i shtëpisë apo apartamentit tuaj nuk ka qenë ndonjëherë kaq i thjeshtë dhe i shpejtë.

Ju mjafton një celular dhe në pak minuta mund të siguroni pronën tuaj.

Një klikim në sigal.com.al, plotësimi i një formulari dhe brenda pak sekondash sigurimi u krye!

Të sigurohesh do të thotë ti kthesh personalitetin vetes dhe të mos kërkosh ‘lëmoshë’ të tjerëve kur të të ndodhë një fatkeqësi me pasoja të rënda financiare.

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: Raporti i AMF/ Në 25-vjetorin e themelimit, SIGAL UNIQA mbetet lidere e tregut të sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat