2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarr në një garazh në Tiranë/ 8 persona të lënduar, digjen 4...

Zjarr në një garazh në Tiranë/ 8 persona të lënduar, digjen 4 automjete

Një zjarr ka rënë në një garazh në orët e para të mëngjesit në kryeqytet dhe janë djegur 4 automjete.

Si pasojë e zjarrit, janë lënduar 8 persona të cilët kanë shkuar për mjekim në spital.

Ngjarja ka ndodhur në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”.

Tiranë/Informacion paraprak

“Më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete.

Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

LEXO EDHE: KASKO, siguracioni që mbulon gabimet tuaja, të të tjerëve por edhe kapriçot e natyrës

Shqipëria renditet mes vendeve me risk të lartë sa i përket fatkeqësive natyrore por renditet edhe mes vendeve që shpenzojnë më pak për sigurimin e pronës.

Kujtojmë këtu se vetëm verën e shkuar rreth 700 banesa u shkrumbuan nga flakët, madje nuk munguan as viktimat. Por asnjëra nuk ishte e siguruar.

Por mos harrojmë edhe incidentet me bombolat e gazit në banesa e biznese.

LEXO EDHEStina e verës dhe rreziku nga zjarret/ Mos bëni kompromise me pronën tuaj. Siguroheni në SIGAL

Shtëpia është investimi ynë më i madh. Por asnjëherë nuk duhen harruar rreziqet që na kanosen.

Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar te SIGAL UNIQA Group Austria mund të rikthejmë pronën tonë në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

Gjatë vitit 2021, vetëm në Sigurimet e Pronës, SIGAL UNIQA ka paguar te klientët e saj mbi 3.5 miliardë Lekë dëmshpërblime. Ndërkohë, vetëm gjatë këtij 3-mujorit të parë të këtij viti, vetëm për Sigurimin nga Zjarri, SIGAL ka paguar te klientët e saj rreth 200 mijë euro dëmshpërblime.

Mos harroni!

Siguracionin që ju nevojitet tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe. Mjafton vetëm një celular apo një laptop. Hyni në https://sigal.com.al/online/  dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurtë.

NËSE DONI TË SIGUROHENI KA VETËM 1 EMËR, SIGAL UNIQA Group Austria

Për çdo pyetje që mund të keni, kontaktoni në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp +355 68 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat