19.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShifra të frikshme për shkurtin/ 108 aksidente rrugore, 149 të vrarë dhe...

Shifra të frikshme për shkurtin/ 108 aksidente rrugore, 149 të vrarë dhe të plagosur

Shkurti i këtij viti ka shënuar sërish rritje të aksidenteve në raport me shkurtin e një viti më parë.

Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT tregojnë se, në muajin e dytë të vitit aksidentet ishin 108 me një rritje 22.7% në raport me të njëjtin muaj të vitit të shkuar.

Ndërkohë që të dy muajt janar dhe shkurt sëbashku kanë regjistruar një shifër prej 270 aksidentesh me një rritje prej 57% në raport me të njëjtën periudhë të 2023-it.

Në muajin Shkurt 2024 numërohen 108 aksidente rrugore. Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 149 persona në muajin Shkurt 2024”, raporton INSTAT.

Sa i takon atyre që kanë shkaktuar aksidentin të dhënat zyrtare konfirmojnë se problematikë vijon të mbetet sjellja e shoferëve në timon ndërkohë që grupmosha problematike gjatë shkurtit ka qenë ajo 45-59 vjeç.

Aksidentet rrugore, në 78,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 45-59 vjeç, duke zënë 22,2 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Shkurt 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Premte me 18,5 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur në ditën e Martë me 8,3 %.

Sipas INSTAT, në muajin e dytë të vitit, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00 duke zënë 25,0 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

LEXO EDHEBëni kujdes! U aksidentua dhe rrezikoi jetën, avokatja i zhvat dëmshpërblimin

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat