6.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeSherr mes shqiptarëve në Itali, humb jetën tragjikisht 33 vjeçari

Sherr mes shqiptarëve në Itali, humb jetën tragjikisht 33 vjeçari

Alfonso Kola, 33-vjeçari shqiptar që u godit me thikë mbrëmë jashtë një lokali në Calcinato, ka ndërruar jetë gjatë natës.

Burri kishte mbërritur në spital dhe nuk mbijetoi, pavarësisht se i ishte nënshtruar një operacioni delikat.

Një person është në arrest për vrasjen. Bëhet fjalë për Petrit Gega, 52 vjeç, bashkatdhetar i viktimës , që dyshohet se ishte sulmuesi i tridhjetë vjeçarit dhe u ndalua nga karabinierët pasi ishte arratisur.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane e gjithë ngjarja ndodhi pas një sherri para një lokali të zonës për motive ende të panjohura.

I riu shqiptar u gjet i gjakosur në mes të rrugës nga kalimtarë që njoftuan autoritetet. Ai u dërgua në gjendje të rëndë në spital dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi t’i mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat