14.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPaguan mbi 30% të dëmeve të të gjithë tregut/ SIGAL UNIQA, lidere...

Paguan mbi 30% të dëmeve të të gjithë tregut/ SIGAL UNIQA, lidere edhe në siguracionin “Karton Jeshil”

Kushdo që ka një makinë dhe ka udhëtuar jashtë Shqipërisë e di se, në çdo pike kufitare, përveç dokumenteve të tjera, kërkohet edhe polica e sigurimit “Kartoni Jeshil”, përjashtuar vetëm Kosovën.

“Kartoni Jeshil” është policë sigurimi e detyrueshme për të gjitha automjetet e regjistruara në Republikën e Shqipërisë, të cilat udhëtojnë në një nga vendet anëtare të Këshillit të Byrove të Siguruesve Motorikë, (48 anëtarë, kryesisht shtete Europiane, si dhe disa shtete që kufizohen nga deti Mesdhe dhe Irani por përjashtuar Kosovën).

Kjo policë sigurimi ju mbron juve dhe automjetin tuaj nga dëmet (materiale dhe jo materiale), që i shkaktohen palëve të treta në rast aksidenti jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të cilat mund të arrijnë edhe në disa milionë euro.

SIGAL UNIQA, lidere e tregut edhe në “Karton Jeshil”

Sa i përket 8 kompanive që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria kryeson tregun sa i përket produktit “Karton Jeshil” duke zënë 25% të tregut.

Edhe sa i përket dëmeve të paguara, po SIGAL UNIQA rezulton kompania numër 1.

Nëse SIGAL UNIQA ka mbi 25% të totalit të primeve, ajo paguan mbi 30% të dëmeve të të gjithë tregut.

Në 4-mujorin e parë 2023, kompania shqiptaro-austriake ka paguar mbi 64 milionë lekë dëme, teksa i gjithë tregu ka paguar 209 milionë lekë. Ndërkohë që kompania e dytë ka paguar mbi 15.3 milionë lekë më pak.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, SIGAL UNIQA Group Austria, SIGAL UNIQA Group Austria ka rritur dëmshpërblimet tek klientët e saj me mbi 45 milionë lekë.

Pse shqiptarët zgjedhin masivisht që “Karton Jeshil” ta marrin pranë SIGAL UNIQA?

–    SIGAL UNIQA ofron komoditetin e blerjes online (në çdo moment).

–    SIGAL UNIQA është e vetmja kompani që ofron falas asistencën juridike kur klientët e saj janë përfitues në një aksident.

–    SIGAL UNIQA ofron për drejtuesit e mjeteve asistencë rrugore, 24 orë në ditë në 7 ditë të javës, jo vetëm në rast aksidenti por edhe kur mjetin pëson një defekt në rrugë

–    SIGAL UNIQA ofron gjithashtu për drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët siguracionin “Shëndeti në Udhëtim”, i cili ju mbron nga emergjencat shëndetësore gjatë udhëtimeve tuaja jashtë Shqipërisë.

Sa kushton “Kartoni Jeshil”?

Çmimi i “Kartoni Jeshil” është në varësi të tipit të mjetit motorik dhe kohëzgjatjes. Shikoni tabelën e çmimeve ose merrni ofertë online në https://sigal.com.al/merr-cmim/#karton-jeshil

Kohëzgjatja e “Kartonit Jeshil” mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit, në varësi të ditëve të qëndrimit tuaj jashtë Shqipërisë.

Kujdes! Mos udhëtoni kurrë pa patur më parë siguracionin “Karton Jeshil” me vete pasi një dëm i vogël mund të ketë kosto aq të madhe sa t’ju penalizojë përgjatë gjithë jetës suaj.

Për çdo pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni në:

Whatsapp: 0 68 606 2829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: Në Sigurimet e Jetës dhe të Jo-Jetës, në sigurimet e detyrueshme dhe ato vullnetare/ SIGAL UNIQA ruan pozicionin e liderit në treg

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat