23.5 C
Tirana
Friday, May 10, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetInstagram dhe Facebook pa reklama në Evropë/ Ja plani i "Meta"-s

Instagram dhe Facebook pa reklama në Evropë/ Ja plani i “Meta”-s

Reklamat që dalin në Instagram dhe Facebook mund të jenë të bezdishme për përdoruesit po falë një plani të ri të kompanisë Meta diçka e tillë do të ndryshojë.

Kompania do t’u mundësojë përdoruesve në Evropë një pakete abonimi për të përdorur Facebook dhe Instagram pa reklama në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian.

Paketat mujore të abonimit për përdoruesit në BE, do të kushtojnë 9,99 euro për përdoruesit e internetit, ndërsa përdoruesit e  I-phone dhe Android do të duhet të paguajnë 12,99 euro në muaj.

Rregulloret e BE-së po pengojnë përpjekjet e Metas për të personalizuar reklamat për përdoruesit pa pëlqimin e tyre dhe të dëmtojnë burimin kryesor të të ardhurave për këtë kompani.

Në fillim të këtij viti kompania Meta u gjobit me 390 milionë euro për shkelje të privatësisë. Komisioni irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave ndaloi kompaninë që të detyrojë përdoruesit evropianë, të pranojnë reklama të personalizuara bazuar në aktivitetin e tyre në internet.

Më parë, kompania Meta mbështetej në marrjen e pëlqimit të përdoruesve për të përpunuar të dhënat e tyre e për t’u ofruar atyre reklama të personalizuara. Me hyrjen në fuqi të rregullave të privatësisë së 27 vendeve të BE-së, të njohura si Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave,  kompania ndryshoi bazën ligjore mbi të cilën përpunonte të dhënat e përdoruesve duke shtuar një klauzolë tek kushtet e shërbimit për reklamat, çka efektivisht i detyronte përdoruesit të binin dakord që të dhënat e tyre të mund të përdoreshin.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat