15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSejko-bankave: Të gatshëm për rritje të tjera të normës bazë të interesit

Sejko-bankave: Të gatshëm për rritje të tjera të normës bazë të interesit

Banka e Shqipërisë paralajmëroi edhe njëherë sektorin bankar se një rritje e mëtejshme e normave të interesit është e ngjashme të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë fjalës së tij me rastin e takimit të fundvitit me Shoqatën Shqiptare të Bankave, u shpreh se niveli ende i lartë i inflacionit mund të kërkojë reagime të mëtejshme të politikës monetare dhe, mëse do të jetë i nevojshëm, ky reagim duhet të kuptohet drejt dhe nuk duhet të përbëjë surprizë për bankat tregtare.

Menaxhimi në faza të hershme i problemeve të kredimarrësve mbetet kyçi për shmangien e akumulimit të portofoleve problematike, që paralizojnë procesin kreditues. Në këtë kuadër duhet konsideruar edhe rreziku që mund të vijë nga ekspozimi ndaj pasurive të patundshme, qoftë nëpërmjet financimit direkt apo akumulimit të lartë të kolateraleve nga kjo kategori.

Banka e Shqipërisë, për të siguruar krijimin e rezervave të duhura për mbulimin e këtij rreziku, ka prezantuar ndryshimet rregullative që kërkojnë mbajtjen e një sasie kapitali më të lartë për financimin spekulativ të pasurive të paluajtshme, të cilat kanë hyrë në fuqi në fillim të këtij viti.

Gjithashtu, në fillim të tetorit 2023, u miratua rregullorja “Për raportimin e të dhënave, identifikimin dhe monitorimin e treguesve mbi kredidhënien dhe investimet në pasuritë e paluajtshme”, sipas së cilës bankat do të fillojnë raportimin e standardizuar të këtyre ekspozimeve për pasuritë e paluajtshme rezidenciale në muajin mars 2024.

Presim nga bankat një zbatim rigoroz dhe interpretim sa më korrekt të dispozitave të mësipërme”, tha ndër të tjera Sejko.

Guvernatori theksoi edhe nevojën për një vëmendje më të madhe sa i përket sigurisë kibernetike.

“Rritja e adoptimi i zhvillimeve në teknologjinë e informacionit, në mënyrë sa më të sigurt, kërkon vëmendjen tuaj maksimale. Jo vetëm në teori por edhe në praktikë, u bë e qartë gjatë këtij viti rëndësia kritike që ka për veprimtarinë bankare, siguria e sistemeve të informacionit dhe e të gjitha proceseve shoqëruese që lidhen me identifikimin e problemeve në këtë fushë, raportimin, zgjidhjen dhe testimin e tyre.

Pavarësisht se industria bankare vlerësohet në tërësi pozitivisht për cilësinë e këtyre sistemeve, vlerësojmë se ato kanë nevojë të forcohen. Kjo kërkon angazhimin tuaj të vazhdueshëm dhe investime në burime njerëzore të specializuara e teknologji të posaçme, të cilat evoluojnë vazhdimisht.

Është e rëndësishme që angazhimi në këtë proces të bëhet në mënyrë të vetëdijshme, duke evidentuar jo vetëm përparësitë që ofrojnë teknologjitë e reja, por duke kuptuar edhe rreziqet që mund të shoqërojnë adoptimin e nxituar të tyre.

Në këtë drejtim, Banka e Shqipërisë do ta forcojë bashkëpunimin me ju dhe autoritetet relevante publike gjatë vitit të ardhshëm, me synimin për të përmirësuar efektivitetin dhe zbatueshmërinë e kërkesave ligjore dhe rregullative”.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z.Gent Sejko 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat