5.5 C
Tirana
Thursday, November 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"SEE TOP 100"/ SIGAL UNIQA, mbetet kompania më e madhe shqiptare e...

“SEE TOP 100″/ SIGAL UNIQA, mbetet kompania më e madhe shqiptare e sigurimeve në Evropën Juglindore

“SeeNews” publikon edicionin e rradhës “Top 100 Insurers”, e cila rëndit kompanitë më të mëdha të sigurimeve në rajonin e Evropës Juglindore.

 

Ndër të tjera, ajo që bie në sy është fakti se, SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania shqiptare e sigurimeve në rajon.

 

Mes 100 kompanive, kompania e themeluar në Tiranë rënditet në vendin e 53-të.

 

RËNDITJA E PLOTË

 

Sipas “Seenews”, Top 100 kompanitë arritën gjatë vitit 2023 12.4 miliardë euro prime të shkruara, 10.6 miliardë euro më shumë se një vit më parë.

 

Ndërkohë, fitimi neto i kombinuar i siguruesve kryesorë të rajonit u ul me 1.9%, duke arritur në 622.1 milionë euro në 2023.

 

Në vitin 2022, fitimi neto i siguruesve më të mëdhenj të Europës JugLindore u rrit me 5.8%.

Siguruesit sllovenë dhe rumunë vazhdojnë të dominojnë dhjetë vendet e para në renditje, secili me nga katër përfaqësues. Ndërsa Bullgaria ka më shumë kompani në mesin e 100 siguruesve kryesorë, me plot 18 të tillë.

“SEE TOP 100” ëzhtë një traditë e përvitshme që nga viti 2008, e cil paraqet kompanitë, bankat dhe siguruesit më të mëdhenj në Evropën Juglindore.

 

PO KUSH ËSHTË SIGAL UNIQA Group Austria?

 

E themeluar në Tiranë, shkurt 1999, SIGAL UNIQA Group Austria është kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.

 

Me 3 kompani Sigurimi Jo-Jetë, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Vullnetar,  SIGAL UNIQA është sot një grup rajonal sigurimesh dhe numëron mbi 1.5 milionë klientë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, mbi 100 milionë Euro prime vjetore dhe mbi 500 milionë Euro dëme të paguara.

 

Duhet theksuar se, edhe dy filialet e grupit, në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, janë pjesë e TOP 100.

Sot, ajo është e vetmja kompani që ofron të gjitha produktet e sigurimit, duke mbuluar kështu me sigurime çdo fushë të jetës: shëndet, pasuri, shtëpi, biznes, automjet, përgjegjësinë profesionale dhe kontraktuale e çdo lloj sigurimi tjetër. Ndërsa është bërë më popullore edhe falë produkteve dhe shërbineve unike që ka sjellë në treg: “Jetë Plus”, “Sigurimi anti-Tumor”, “Teleshëndet”, “Check Up sipas Protokollit Japonez”, “SIGAL UNIQA AutoSOS” etj.

 

LEXO EDHE: SIGAL UNIQA, 25 Vjet lider në treg/ Ponari: Gjithmonë një hap përpara të tjerëve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat