14 C
Tirana
Monday, October 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSa është rreziku i infektimit me Covid-19 gjatë fluturimit me avion?

Sa është rreziku i infektimit me Covid-19 gjatë fluturimit me avion?

Rreziku i ekspozimit ndaj Covid-19 gjatë një fluturimi ku çdo pasagjer ka rezultuar negativ, është më pak se 0.1 përqind, sipas hulumtimeve të reja.

Studimi i ri përdori të dhëna nga rreth 10 mijë udhëtarë në aeroportet JFK, Atlanta, në Nju Jork, dhe Fiumicino në Itali.

Ky studim i kryer nga Departamenti i Shëndetësisë në Georgia dhe nga Mayo Clinic, thotë se normat e infeksionit në fluturimet ku kryhen testime për Covid-19 ishin 0.5 përqind, ose 5 në 10.000 pasagjerë, krahasuar me 1.1 përqind, ose 1 në 100 persona, në komunitet.

Dr. Henry Ting, shefi i shëndetësisë i linjës ajrore Delta, tha: “Kur kombinojmë shkallën jashtëzakonisht të ulët të infeksionit gjatë një fluturimi ku kryhen testime Covid-19, me masat e mbrojtjes në bord, përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskës dhe filtrimin e ajrit, rreziku i transmetimit është më pak se një në një milion në fluturime të gjata si për shembull, nga Shtetet e Bashkuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Këto të dhëna do të jenë më pozitive me rritjen e normave të vaksinimit dhe uljen e rasteve të reja në të gjithë botën”.

Ai shtoi: “Ne do të jetojmë me variantet e COVID-19 për njëfarë kohe”.

Studimi është botuar në revistën mjekësore Mayo Clinic Proceedings.

Nga ana tjetër, shefi ekzekutiv i Aeroportit Gatwick ka bërë thirrje që të hiqet plotësisht testimi i udhëtarëve plotësisht të vaksinuar që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar, duke i quajtur kufizimet ekzistuese të udhëtimit “të papërshtatshme”.

“Në një kohë kur nivelet e vaksinimit në të gjithë Europën janë të krahasueshme, apo edhe më të mira se në Mbretërinë e Bashkuar, ka ardhur koha që testimi të hiqet krejtësisht për udhëtarët që kanë marrë dy doza vaksine”, tha ai në një deklaratë.

Shefi i aeroportit të dytë më të madh në Mbretërinë e Bashkuar shtoi se besimi i udhëtarëve në Mbretërinë e Bashkuar ishte “shkatërruar” dhe se industria e udhëtimeve kishte nevojë urgjente për një shpëtim “në mënyrë që të fillojmë të rimëkëmbemi siç duhet nga periudha më e vështirë në historinë tonë”.

/The Independent

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat