14.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritja e normës bazë të interesit vështirëson marrjen e një kredie për...

Rritja e normës bazë të interesit vështirëson marrjen e një kredie për banim

Rritja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë për të luftuar inflacionin ka dhënë efekt të drejtpërdrejtë tek kreditë dhe depozitat e qytetarëve.

Më shpejt këto efekte u përcollën tek individët dhe bizneset e vogla dhe më ngadalë tek bizneset e mëdha.

Në raportin e tremujorit për politikën monetare shprehet se kreditë për individët pësuan rritje të fortë të normave, që rezultoi mesatarisht 8% në tremujorin e katërt të vitit, nga 6.7% në gjysmën e parë të vitit.

Rritja më e fortë ka ndodhur në kredinë hipotekare sipas bankës, ndërsa interesat e kredisë konsumatore kanë qëndruar në nivele më të ulëta mesatarisht 7.6%. Edhe pse interesat për të blerë shtëpi me kredi rriten, çmimet vazhdojnë të rriten, sipas indeksit Fischer i publikuar po nga Banka e Shqipërisë, duke ngritur dyshime mbi financimin e tyre.

Ndërkohë rritja e normave të interesit ka qenë më e ulët për kreditë në euro. Interesi rezultoi 5.4% për to në tremujorin e katërt, nga niveli 4.6% që ishin në gjysmën e parë të vitit. Ndërsa tek kredia hipotekore ne euro, interesi rezultoi 3.4%, duke qëndruar përafërsisht në të njëjtat nivele me fillimvitin.

Normat më të ulëta në euro po rrit nivelin e kredive dhe depozitave në këtë valutë, gjë e cila shkon përtej politikës së deeuroizimit që po ndiqet nga tre institucione në vend për të ulur varësinë e ekonomisë nga euro.

LEXO EDHE: 6 arsye pse na nevojitet Sigurimi i Shtëpisë

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat