17.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiBizneset nuk po përshtaten dot me brezin e të rinjve

Bizneset nuk po përshtaten dot me brezin e të rinjve

Nga Gillian Tett, redaktore e ekonomisë në “Financial Times” – 

Muajt e fundit, kompania e pagesave Visa ka filluar t’i japë punonjësve një shërbim të ri: një mjet digjital që i lejon ata të kufizojnë shpenzimet në një mënyrë të personalizuar, për shembull duke kufizuar faturën në bar-kafe në një kufi të paracaktuar çdo javë.

Asgjë e çuditshme në dukje. Me inflacionin që po kushtëzon buxhetet e familjeve dhe borxhet e kartave të kreditit në rekorde, konsumatorët kanë arsye për të kushtëzuar veten.

Por nëse shohim pak më afër ka një ngërç; kjo lëvizje e Visa synon të arrijë grupin e të rinjve, gjeneratën Z, të lindurit midis 1997-2012. “Gen Z kërkon kontroll”,  shpjegon Charlotte Hogg, shefe e Visa Europe , që thotë se kompania po kërkon të kuptojë se si këto të rinj mendojnë dhe sillen.

Meqë shumica e liderëve të biznesit janë “baby boomers” apo “Gen X”, të lindur nga 1946-1964 në 1965-1980, respektivisht, ndihen të hutuar nga Gen Z dhe supozojnë se janë identikë me “mijëvjeçarët” (milenialët ose ata të lindur midis 1981 dhe 1996).

Ky supozim nuk është i gabuar. Një studim i fundit nga kompania e konsulencës Oliver Wyman, që ka gjurmuar 150.000 të rinj Gen Z në më shumë se dy vite, tregon se ky brez interesohet për çështjet sociale dhe mjedisore më shumë se paraardhësit e tyre dhe presin që eksperienca digjitale të ndërthuret me atë reale. Të ngjashëm me milenialët.

Por Gen Z ka një incidencë më të lartë të çështjeve të shëndetit mendor të vetë-raportuar se sa mijëvjeçarët, ndërsa anëtarët e saj preferojnë të marrin informacionin e tyre nga kolegët në internet dhe jo nga figurat autoritare.

Qartazi kjo tregon se Gen Z-të janë rezidentë “digjitalë” të formuar nga goditjet e krizave financiare, pandemia e Covid dhe lufta në Ukrainë.

Por çështja që definon Gen Z-të është një tjetër; personalizimi. Një grup i zhytur në digjitalizim dhe telefona inteligjentë e konsideron krejtësisht normale dhe të dëshirueshme të personalizojë gjithçka – nga muzika, media, ushqimi dhe pushimet e tyre e deri te politika, identitetet gjinore dhe praktikat e tyre të punës.

Unë e quaj epoka e “Gen P”, ku zgjedhjet personale janë rregulli suprem. Një studim i Workplace Intelligence dhe Amazon tregon se nëse Gen Z-të nuk e personalizojnë dot vendin e punës, ata heqin dorë.

Personalizimi për to është normale. Kompanitë financiare po mundohen t’i ndjekin këto trende. Firma e brokerimit Robinhood i ka lejuar atyre të personalizojnë investimet, duke u fokusuar më shumë tek kriptot, para e personalizuar.

Është ende e paqartë se si do të ndodhë përshtatja, por meqë triliona dollarë do t’i kalojnë atyre në vitet e ardhshme, investitorët nuk i injorojnë dot ndryshimet konsumatore.

Çfarëdo që mendoni për vlerat e Gen Z dhe milenialëve, ky nuk është më tregu i gjyshërve tuaj. Bëhuni gati për ngritjen e Gen P. /Financial Times

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat