20.5 C
Tirana
Wednesday, May 15, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiRritja e inflacionit vendos në lëvizje autoritetet: Më shumë planifikim për pensionin

Rritja e inflacionit vendos në lëvizje autoritetet: Më shumë planifikim për pensionin

Me rritjen e inflacionit në Indi, 29% e të anketuarve në një studim të fundit mbi planifikimin e pensionit identifikojnë rritjen e çmimeve si një nxitës kyç për planifikimin e pensionit. Studimi i 2022, konsiston një një sondazh dixhital me 3,220 të anketuar në 28 qytete, dhe që përfshiu 6 metro.

Gjetjet e studimit përfshijnë:

Varësia tek familja: Varësia e Indisë tek familja mbetet e lartë. Me 54%, gjysma e Indisë urbane apo një në dy persona, preferojnë të jetojnë me fëmijët e tyre pas pensionit. Për më tepër, 26% e indianëve, krahasuar me 21% më parë, janë të shqetësuar për vetminë gjatë pelqërisë në jetën e tyre.

Gjinia: Burrat janë më ankthioz rreth pleqërisë se sa gratë. 53% e burrave janë në ankth rreth kursimeve gjatë pensionit, në krahasim me 49% të grave; 38% janë të shqetësuar rreth shpenzimeve luksoze krahasuar me 33% të grave. 27% janë të shqetësuar rreth vetmisë gjatë pensionit krahasuar me 24% të grave, duke reflektuar një ankth më të madh emocional.

Shterrimi i kursimeve: 59% (krahasuar me 56% më parë) besojnë se kursimet do të ezaurohen brenda 10 viteve në pension. Në fakt, 86% e të anketuarve mbi 50 vjeç janë penduar që nuk kanë filluar të investojmë më herët në jetën e tyre për të kursyer për pensionin.

Ndërgjegjësimi: Ka një rritje graduale të ndërgjegjëismit mbi moshën e duhur se kur duhet filluar planifikimi për pension. 44% e të anketuarve thonë se pensioni është gjëja e parë që ata duhet të planifikojnë kur fillojnë të punojnë, ndërsa 33% ndiejnë se planifikimi në pension dueht të fillojë pas moshës 35 vjeçare.

Kur vjen fjala tek planifikimi i pensionit, të gjithë indianët duhet të përqafojnë filozofinë “sa më herët aq më mirë” dhe filloni planifikimin në moshë të hershme.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat