2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiRritja dy herë e pagës maksimale fshin të gjitha përfitimet nga zgjerimi...

Rritja dy herë e pagës maksimale fshin të gjitha përfitimet nga zgjerimi i pragut për tatimin mbi të ardhurat

Në prill të vitit 2022, hyri në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pragut të pagës mbi të cilin paguhet 23% tatim mbi të ardhurat personale, nga 150,000 në 200,000 lekë.

Për personat që merrnin një pagë deri në 250,000 lekë, përfitimi nga ky vendim ishte maksimumi 5,000 lekë në muaj, që ata duhet të paguanin më pak.

Por, paralelisht me zgjerimin e pragut për tatimin mbi të ardhurat, në prill u rrit dhe paga maksimale për efekt të pagimit të sigurimeve shoqërore nga 132,312 lekë në 141,133 lekë.

Kjo rriti automatikisht dhe pagesën për sigurimet shoqërore, që paguhet si nga punëdhënësi ashtu dhe nga punëmarrësi, me 2,161 lekë në muaj (nga të cilat 838 lekë nga punëmarrësi dhe 1,323 lekë nga punëdhënësi). Si rrjedhojë, përfitimi neto për pagat deri në 250,000 lekë ishte rreth 2,800 lekë.

Nga shtatori, paga maksimale është rritur sërish, nga 141,133 lekë në 149,954 lekë. Kjo ka rritur sërish shumën që do të paguhet për efekt të sigurimeve shoqërore, po me 2,161 lekë (nga të cilat 838 lekë nga punëmarrësi dhe 1,323 lekë nga punëdhënësi).

Si rrjedhojë, përmes dy rritjeve të pagës maksimale, efekti që u përfitua nga zgjerimi i pragut është fshirë pothuajse tërësisht.

Vetëm individët marrin neto rreth 1,700 lekë më pak në muaj, ndërsa punëdhënësi paguan rreth 2,600 lekë më shumë për pjesën e tij të sigurimeve (sigurimet shoqërore janë 24.5% e pagës, nga e cila 15% nga punëdhënësi dhe 9.5% nga punëmarrësi).

Ndërsa për pagat midis 141-150 mijë lekë në muaj, që nuk përfituan nga rritja e pragut të TAP, humbja neto është rreth 4 mijë lekë, nga të cilat rreth 1,700 lekë i paguan punëmarrësi.

Nëse paga indeksohet me inflacionin, që në gusht arriti në 8%, niveli më i lartë që nga viti 1998, atëherë paga reale neto ulet edhe më tej.

LEXO EDHEBanka e Shqipërisë rrit përsëri normën bazë, e çon në 2.25%, inflacioni më i lartë sesa pritej

Sipas INSTAT, në vend, në fund të tremujorit të dytë, rreth 6% e të punësuarve ma pagë në vend merrnin më shumë se 120,000 lekë në muaj.

Niveli i lartë i tatimit mbi të ardhurat prej 23% për pagat mbi 150 mijë lekë (që nga prilli i rrit në 200,000 lekë) nxiti një skemë masive shmangieje, me individët që dolën nga skema e sigurimeve shoqërore dhe hapën subjekte fizike, ku paguanin pothuajse zero taksa.

Për të luftuar këtë tendencë, financat kanë hartuar një projektligj të ri për tatimin mbi të ardhurat, që parashikohet të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm. Thelbi i këtij ligji është që subjektet fizike profesione të lira do të tatohen njësoj si të punësuarit me pagë, ndërsa për subjektet e tjera përjashtimet do të vijojnë deri në vitin 2029.

Paga minimale

Nga shtatori, paga minimale u rrit me 6.25% në 34 mijë lekë. Kjo është rritja e dytë pas asaj të prillit, nga 30 në 32 mijë lekë.

Nga rritja e fundit e pagës minimale, kosto për punëdhënësin është 300 lekë dhe për punëmarrësin 190 lekë.

Sipas INSTAT, në fund të tremujorit të dytë 23$ e të punësuarve në vend merrnin pagë minimale, dhe 20% merrnin pagë nga 32 deri në 40 mijë lekë, shkruan revista Monitor.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat