16.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritet numri i rasteve të hepatitit misterioz, mjeku: I rrezikshëm për jetën

Rritet numri i rasteve të hepatitit misterioz, mjeku: I rrezikshëm për jetën

Shkon në rreth 200 numri i fëmijëve tek të cilët është zbuluar virusi i hepatitit, shkaktari i të cilit ende nuk dihet.

Ai u shfaq fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe u përhap në 12 vende brenda një kohe të shkurtër.

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), në një konferencë për media informoi se mbi 200 raste të hepatit te fëmijët janë raportuar në vendet europiane.

Rastet e hepatitit misterioz tek fëmijët e diagnostikuar me virusin kanë patur simptoma të tilla si verdhëza, diarre, të vjella dhe dhimbje barku.

Deri më tani 17 fëmijë kanë pësuar inflamacion të rëndë të mëlçisë për të cilën është dashur të kryejnë më vonë transplant.

I ftuar në A2 CNN mjeku shqiptar në Greqi, Vasil Llajo tha se rastet kryesore janë te fëmijët nga mosha 3-5 vjeç.

“Vazhdon të jetë misterioz se origjina e tij nuk është përcaktuar, adenovirusi 41 si shkaktar. Nga të gjitha raste që janë vërejtur prekjet jo në të gjitha rast nuk është konfirmuar prezenca e adenovirusi 41. Hepatiti ngelet misterioz duke mos izoluar agjentin shkaktar. Deri më tani rastet janë deri në 16 vjeç, mbi 60% nga 3-5 vjeç. Këtu është densiteti i rasteve dhe 65 % të rasteve janë vajza. Në asnjë rast nuk është evidentuar prezenca e viruseve apo hepatiteve a, b, d, e. Në disa raste është vërejtur që koronavirusi ka kompromentuar sistemin imunitar”.

Sipas mjekut Llajo, ky hepatit është i rrezikshëm për jetën, pasi 10% e fëmijëve e kalojnë në mënyrë të rëndë.

Ai tha se ky hepatiti i cili transmetohet nëpërmjet frymëmarrjes dhe feçes, ka vënë në alarm edhe autoritetet shëndetësore në Greqi, pasi rastet e shfaqura nuk kanë pasur kontakt me njëra-tjetrën.

“I rrezikshëm për jetën, 10% e fëmijëve e kalojnë në mënyrë të rëndë, me temperaturë, të vjella, diarre dhe ajo që shqetëson më shumë është zverdhja e syve dhe lëkurës. Autoritetet shëndetësore në Greqi janë vënë në alert për arsye se rastet e para shumë shpejt janë përhapur në Europë. Transmetohet nëpërmjet frymëmarrjes dhe feçes. Të gjitha rastet janë me prekje gastrointenstinale. Rastet mes njëra-tjetrës nuk kanë pasur kontakt me njëri-tjetrin janë raste të veçuara. Dhe fakti që është gastrointenstinal mendohet që është adenovirusi një nga shkaktarët. Nuk mendoj se ka efekt vaksinimi ndaj hepatiti B është i pavarur dhe s’ka lidhje me hepatitët e zakonshëm dhe as vaksina që ka lidhje me koronavirusin. Ngelemi sërish me hepatitin misterioz. Duhen izoluar për 48 orë që të ndërpritet zinxhiri i transmetimit”.

LEXO EDHE: 23 vjet SIGAL, 23 vjet histori suksesi

Fillimisht, virusi u zbulua në Britaninë e Madhe, ndërsa nga 21 Prilli është shpërndarë në 11 vende me OBSH-në që po monitoron nga afër situatën.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat