9.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritet besimi i qytetarëve te Fondi SIGAL/ Qindra klientë të rinj dhe...

Rritet besimi i qytetarëve te Fondi SIGAL/ Qindra klientë të rinj dhe fluks kontributesh

Në 2030 Shqipëria rrezikon të mos këtë mundësi të paguajë pensionistët.

Sipas ekspertëve të ekonomisë me ndryshimet demografike projeksionet për vitin 2030 janë që në çdo 5 veta në popullsi, një te jete pensionist.

“Tendenca është që nëse nuk merren masa konkrete apo duke mos u bazuar vetëm tek ligji me ndërhyrje të 2015. Me shumë gjasa sistemi do e ketë të pamundur , apo le të themi nuk do ketë më mundësi paguese për pensionet për  2030. Kjo moshë diskutohet që në 2030 të gjithë të kenë kaluar mbi 65 vjeç dhe kështu me shumë gjasa ne nuk do kemi mundësi aftësi paguese”.

Nga 4 kontribues për 1 përfitues në 1990, aktualisht jemi pothuajse 1 kontribues për 1 pensionist.

“Në 2030 i bie që për çdo 5 veta 1 i bie të jetë pensionist apo lë të themi mosha mbi 67 vjeç, do jetë 20.3% e popullsisë shqiptare prandaj konsiderohet që  nëse nuk do merren ndërhyrje qoftë për të rritur moshën mesatare të pensionit, qoftë rritjen e kontributeve të  sigurimeve shoqërore apo qoftë për  një rritje të ndjeshme të punësimit , atëherë do jetë e pamundur që ne të paguajmë pensionet. Rritja e ndjeshme e pensionistëve përkeqëson skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, ikja e të rinjve redukton forcën punëtore dhe lindjet gjetja e forcë punëtore”.

Por në këtë situatë të zymtë, lajme të mira mbërrijnë nga Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL, më i madhi në vendin tonë.

Sipas Raportit të AMF Për 9-mujorin e vitit 2021, Fondi SIGAL kryeson tregun e Pensioneve Vullnetare me rreth 44% të tij, ndërsa vlera e aseteve që qytetarët besojnë tek ai rritet çdo ditë.

“Përditë e më shumë klientë të FONDI SIGAL edhe SIGAL UNIQA besojnë kursimet e tyre ose investojnë në fondin e Administruar nga ne, që të marrin rendimente më të larta kthimi. Sot qindra klientë kanë sjellë 500 mijë EURO tek FONDI. Rekord i ri!

FONDI SIGAL ka një kthim rreth 4% dhe kosto administrimi shumë të ulët”, shkruan në rrjetet sociale CEO i Fondit SIGAL, z.Elvis Ponari.

Lexo edhe: Pensionet thellojnë “borxhin”/ Eksperti: Të vendoset skema e detyrueshme e pensioneve private

Burime nga brenda Fondit SIGAL, u shprehën për Sigurime.Online se asetet e anëtarëve në fundin e vitit 2021 kaluan vlerën e 2 miliardë Lekëve, duke tejkaluar edhe objektivin vjetor.

Fondet e anëtarëve jane investuar në tituj shtetërorë, me maturim 7 dhe 10-vjeçarë me qëllim maksimizimin e kthimit nga investimi.

Me një fokus të lartë në përmirësimin e performacës së fondit dhe në mbështetje të përmbushjes së misionit të saj, gjatë vitit 2021 Fondi SIGAL e uli tarifën e administrimit në 2,2 % të vlerës së aseteve neto.

“Këto suksese pasqyrojnë arritjen edhe të një prej objektivave kryesorë të Fondit SIGAL që është njohja e pensionit vullnetar nga  të gjitha grupmoshat, sipërmarrësit dhe ndërmarrjet  e vogla e të mesme”, shprehen zyrtë të Fondit më të madh të pensioneve private në vend.

Po përse shqiptarët kanë zgjedhur masivisht Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL? Ja avantazhet:

  1. Pjesë e Grupit SIGAL UNIQA, një ndër grupet më të mëdhenj financiare në rajon dhe jo vetëm.

2. Lider ne tregun e pensioneve private duke zotëruar rreth 45% të tij

3. Një zgjedhje dhe zgjidhje e sigurt në një moment mjaft të rëndësishëm të problemeve që po përballet sot sistemi i pensioneve në Shqipëri.

4. Mundësia për një alternative të qetë dhe të garantuar në moshën e tretë.

5. Operon dhe është aktiv në të gjithë Shqipërinë.

6. Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi.

7. Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara.

8. Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj.

9. Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë.

10. Në rastet kur kontributi paguhet në një monedhë tjetër, shuma e paguar konvertohet në monedhën lekë me kursin zyrtar të konvertimit valutor, të asaj dite kur bëhet pagesa.

11. Kontributi për pension mund të paguhet në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore dhe vjetore.

12. Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme ‘single payment’.

13. Asetet e Anëtarëve : (më datë 30.09.2021) 1,880,418,707 Lekë

14. Ju pajis me Kartën e Anëtarësimit që në momentin e nënshkrimit të kontratës.

15. Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt.

16. Investimet e Fondit bëhen në instrumenta me kredibilitet të fortë, të llojeve dhe karakteristikave të ndryshme dhe mbi bazën e parimit të ruajtjes së nivelit të mjaftueshëm të likuiditetit.

17. Kontributet dhe fitimi i realizuar nga investimi i aseteve të Fondit nuk i nënshtrohet tatimit për aq kohë sa anëtari është pjesë e tij. Kur anëtari tërhiqet atëhere aplikohet tatimi mbi të ardhurat personale.

18. Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e:

1) Pension Pleqërie të Parakohshëm; 2) Pension Pleqërie; 3) Pension Invaliditeti; 4) Pension familjar trashëgimie; 5) Pagesa të parakohshme.

19. Masa e pensionit do të varet nga shuma e kontributit të përmuajshëm që ju do të vendosni për të kontribuar.dhe nga investimi i tij.

20. Si anëtarë të Fondit ju do të jeni të lirë të zgjidhin mënyrën e tërheqjes së aseteve nga llogaria juaj personale në tre forma:

1) në mënyrë të menjëhereshme; 2) në mënyrë periodike si pension; c) në mënyrë të parakohshme.

21. Pensioni paguhet në bankën ku keni llogarinë tuaj.

22. Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.

23. Si anëtar ju do të keni gjithashtu të drejtën, që në çdo kohë, të transferoni asetet tuaja nga një fond pensioni në një tjetër, i cili administrohet nga e njëjta ose nga një shoqëri tjetër administrimi.

24. Klientët aktualë vijnë nga kompanitë dhe insitucionet më të mëdha publike dhe private në Shqipëri, si edhe nga invidividë të çdo moshe, profesioni, vendndodhje etj.

25. Fondi vepron me ndershmëri, kujdes dhe profesionalizëm, në zbatim të kuadrit ligjor ekzistues dhe praktikave më të mira.

26. Mbikqyret nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF).

27. Përcakto vet se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online duke klikuar në: https://fondisigal.com.al/llogarit-pensionin/

28. Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al

29. Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL vepron me integritet, kujdes dhe profesionalizëm, në zbatim të kuadrit ligjor ekzistues dhe praktikave më të mira.

Fillo të mendosh për pensionin tënd shumë kohë para se të pushosh së punuari. Ndërto të ardhmen bashkë me Fondin SIGAL…

Për më shumë informacion:

Adresa: Rruga ‘Donika Kastrioti’, Tiranë (Pas dy Kullave Binjake)

Tel: +35544511666

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat