13.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeSi i ka ndryshuar COVID-19 tendencat e dëmeve dhe ekspozimi ndaj risqeve...

Si i ka ndryshuar COVID-19 tendencat e dëmeve dhe ekspozimi ndaj risqeve për bizneset dhe siguruesit e tyre?

Pandemia COVID-19 është një nga ngjarjet me humbjet më të mëdha ekonomike për bizneset, kompanitë dhe siguruesit e tyre njësoj. Megjithatë, nuk është vetëm magnituda e impaktit që është e paprecedentë. Tendenca e dëmeve dhe ekspozimi ndaj risqeve me shumë gjasa do të evolojnë njëherësh, në periudhat afatmesme dhe afatgjata si pasojë e pandemisë.

Me reduktimin e aktiviteteve ekonomike gjatë fazave të mbylljeve, dëmet tradicionale të pasurisë dhe të përgjëgjësive janë ulur, më dukshëm në sektorin e aviacionit dhe të transportit të mallrave.

Por, gjithashtu në shumë industri të tjera kanë ndodhur më pak aksidente në punë, në rrugë dhe në hapësirat publike.

Vlerësimet variojnë, por aktualisht industria e sigurimeve pritet që të paguajë dëme të lidhura me pandeminë në një shumë prej 110 miliardë dollarë në vitin 2020.

Ngritjet dhe uljet

Dëmet në disa linja të biznesit, të tilla si sigurimet në sektorin e argëtimeve, janë rritur gjatë pandemisë, ndërsa dëmet tradicionale të pasurisë dhe të përgjegjësive janë ulur për shkak të periudhave të mbylljeve. Megjithatë, ekziston ende potenciali i ndodhjes së dëmeve me rifillimin e punës së fabrikave dhe të bizneseve pas një periudhe të gjatë letargjie, si edhe për shkak të zhvillimeve të reja të modeleve të dëmeve për palët e treta për linjat e aksidenteve.

Dëmet nga aksidentet motorrike, rrëshqitjet dhe rrëzimet apo aksidentet e tjera në punë, teksa njerëzit kanë qëndruar më shumë në shtëpi, dhe me mbylljen e përkohshme të shumë dyqaneve, aeroporteve dhe bizneseve në të gjithë botën kanë rënë. Impakte pozitive janë vërejtur në zgjidhjen e rasteve/dëmeve në Shtetet e Bashkuara nga pezullimi i gjykatave dhe i proceseve gjyqësore. Disa policëmbajtës dhe paditës kanë qenë më të hapur për të negociiuar rastet jashtë gjykatave sesa pritja për një kohë të gjatë për trajtimin e rasteve në gjykata. Në përgjithësi, me rifillimin e aktiviteteve ekonimike, dëmet do të fillojnë të rriten sërish.

Pasuria dhe ndërprerja e biznesit

Dëmet nga dëmtimet e pasurisë nuk janë impaktuar në mënyrë të konsiderueshme nga COVID-19, duke qenë se humbje të tilla të shkaktuara p.sh., nga moti nuk kanë qenë edhe aq të lidhura. Megjithatë, duke qenë se rifillimi i linjave të prodhimit, mund ta ‘ekzagjerojnë’ riskun e prishjes së makinerive, të dëmtimit, dhe madje edhe nga zjarret dhe eksplozionet. Rifliimi i punës në fabrika do të jetë një test stresi. Për më tepër, me më pak njerëz potencialisht në vendet e punës, inspektimet dhe mirëmbajtja mund të vonohen ose incidente nga humbje të të tilla si, ikja e ujit mund të vihen re shumë vonë, duke e përkeqësuar më tej dëmin.

COVID-19 ka shkaktuar mbylljen dhe ndërprerjen e bizneseve në të gjithë botën, që shpesh mund të mos mbulohen në mungesë të dëmtimit fizik të mallrave sipas specifikimeve të policave të sigurimit. Megjithatë, pandemia ka impaktuar zgjidhjen e dëmeve standarde nga ndërprerja e biznesit në mënyra të ndryshme. Në një anë, fabrikat në letargji nuk do të prodhojnë dëme të mëdha nga ndërprerja e biznesit, duke qenë se shumë prodhues, si edhe klientët dhe furnizuesit e tyre, ose janë mbyllur apo kanë zvogëluar prodhimin. Kur një furnizues në Shtetet e Bashkuara u godit nga një tornado në pranverë, dëmi si pasojë e ndërprerjes së biznesit ishte më e ulët sesa do të kishte qenë gjatë operacioneve normale. Anasjelltas, masat e kufizimeve gjatë mbylljes mund të çojnë në ndërprerje më të gjata dhe më të kushteushme, duke qenë se kufizimet e aksesit parandalojnë zvogëlimin efektiv të të humbjeve dhe zgjasin periudhën e rifillimit, siç na tregoi, për shembull, rasti i zjarrit dhe shpërthimit të një impianti kimik në Korenë e Jugut.

Sigurimi i Përgjegjësisë për Drejtorët dhe Oficerët

Deri më sot, ka pasur fare pak dëme përgjegjësie të lidhura me COVID-19. Megjithatë, dëmet e përgjegjësisë tipikisht janë më të komplikuara dhe procese me afatgjata, ndërsa dëmet nga përgjegjësitë e përgjithshme dhe ato të kompensimit të punonjësve, ka potencial për t’u materializuar ende. Një sërë shpërthimesh të koronavirusit janë lidhur me mjediset me risk të lartë të tilla si palestrat, kazinotë, shtëpitë e kujdesit, anijet e udhëtimeve apo impiantet e përpunimit të ushqimit dhe të mishit.

Aviacioni

Deri më sot, industria e aviacionit ka parë pak dëme të lidhura drejtëpërdrejtë me pandeminë. Pasagjerët kanë paditur linjat ajrore për anullimet e udhëtimeve. Rrëshqitjet dhe rrëzimet nëpër aeroporte – tradicionalisht një nga shkaqet më të shpeshta të dëmeve të aviacionit – kanë rënë me reduktimin e trafikut ajror në rang global, në një rekord prej 94% deri në prill 2020.

Tendencat afatgjata të dëmeve

COVID-19 ka përshpejtuar tendenca të tilla si, rritja e varësisë nga teknologjia dhe rritja e vetëdijes mbi vulnerabilitete globale më komplekse të tilla si, zinxhiri i furinzimit. Duke ecur përpara, shumë biznese pritet që të rishikojnë eliminimin e risqeve të zinxhirëve të tyre të furnizimit dhe ndërtimin e zinxhirëve më të qëndrueshëm. Di#ka e tillë mund të përfshijë zhvendosjen e zonave të prodhimit etj. Një lëvizje e tillë, me shumë gjasa, do të impaktojë shpeshtësinë e dëmeve dhe kostot e çdo ndërprerje biznesi në të ardhmen.

Ndërkohë që, rritja e stilit të punës nga shtëpia, do të thotë që kompanitë do të kenë më pak asete dhe më pak punonjës në vendet e punës në të ardhmen, dhe këto do të rezultojnë në ndryshime korresponduese në kompensimin e punonjësve dhe të risqeve kibernetike. Gjatë pandemisë ekspozimi ndaj risqeve kibernetike u rrit dhe gjithashtu edhe numri i sulmeve kibernetike dhe të kompromentimit të e-maile-ve.

Trajtimi dixhital i dëmeve

COVID-19 ka fuqizuar gjithashtu nevojën për dixhitalizimin e procesit të trajtimit të dëmeve. Inspektimi dhe vlerësimi i dëmeve në distancë për tornadot, përmbytjet apo aksidentet më të mëdha të industrisë, tani janë të mundura nëpërmjet satelitëve, dronëve apo teknologjive të tjera të kapjes (fotografimit dhe dokumentimit) të imazheve. Vetëm disa vite më parë, përpunimi i dëmeve zakonisht kryhej manualisht, në letër dhe shumë njerëz as që mund ta përfytyronin dot përpunimin e dëmeve në distancë.

Tani teknologjia luan një rol kyç. Kjo, së bashku me një qasje që përfshin një bashkëpunim më të ngushtë dhe më të fuqishëm me klientët dhe me borkerat, është bërë e mundur që ekipet e dëmeve t’i trajtojnë dëmet dhe të ofrojnë shërbime profesionale pa asnjë pengesë në distancë dhe në kohë rekord.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat