15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRreth 50% e pacientëve problem me "Long Covid": Dhimbje kyçesh, humbje e...

Rreth 50% e pacientëve problem me “Long Covid”: Dhimbje kyçesh, humbje e nuhatjes…

Pavarësisht se pandemia e Covid 19 mbaroi sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mjekët infeksionist thonë se ai është sërish mes nesh, por në shifra më të ulëta, pasi në urgjencën e Infektivit gjatë një jave mund të paraqiten mesatarisht nga 2 apo 4 pacientë.

“Ne nuk jemi në pandemi, por Covidin e kemi akoma midis nesh. Pra, ne do kemi herë pas here valë të kësaj sëmundjeje siç mund të rrezikohemi nga infeksionet e tjera emergjente.”

Mjekët infeksionistë thonë se edhe Covidi i zgjatur mbetet shqetësues.

“Një pacient me patologji kardiake ose të diabetit e agravon ose duke lënë pasoja në sisteme të ndryshme të tipit artikular siç janë dhimbjet e kyçeve, që në praktikën e përditshme po i shohim muaj pas kalimit të Covidit. Prekje të sistemit nervor, prekje të memories, të dëgjimit, të nuhatjes. Ka plot që referojnë mos rikthim të nuhatjes me muaj ose një vit.”

Por sa i përhapur është ‘long Covid’?

“Haset tek 50% të rasteve, dhe kryesisht tek ata që e kalojnë në forma të moderuara ose të rënda. Ose tek personat që kanë pasur patologji kronike të mëparshme  që janë më të acaruara ose kanë pasur tendencën drejt një patologjie të panjohur dhe Covidi e ka evidentuar”.

Bluzat e bardha rekomandojnë kryerjen e vaksinës  sidomos për të moshuarit dhe personat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat