19.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentohet punonjësi në Durrës, arrestohet pronari

Aksidentohet punonjësi në Durrës, arrestohet pronari

Pronari i një subjekti në Durrës është arrestuar nga policia pasi një nga punonjësit në biznesin e tij është dëmtuar duke punuar me fadromë.

Ky i fundit ndodhet në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

“Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi:

M. T., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi gjatë kohës që ka qenë duke punuar me fadromë në ambientet e punës së tij, është dëmtuar në dorë, shtetasi H. S., banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Aksidentet në punë

Gjatë vitit 2021, 32 punonjës kanë humbur jetën si shkak i aksidenteve në punë.

Rënia nga lartësia, moszbatimi i rregullores së sigurimit teknik, rënia në kontakt me energjinë elektrike janë shkaqet e aksidenteve me pasojë vdekje.

Numri i viktimave në ndërtim, kryesisht prej rënies nga lartësia, ka pësuar rritje vit pas viti; nga tre në vitin 2016, pesë në vitin 2017, gjashtë në vitin 2018 dhe vetëm në shtatë muajt e parë të 2019-s arriti në dhjetë.

Për nga rrezikshmëria për punëtorët, sektori i ndërtimit ndiqet ngushtë nga industria minerare.

Lexo edhe: Plagosen 2 punëtorë në Sarandë, ja pse ju duhet Sigurimi i punonjësve nga aksidentet

SIGURACIONI NGA AKSIDENTET

Paaftësia e përkohshme për punë ose paaftësia mund të dëmtojë xhepin, të vërë në rrezik të afërmit e afërt, të cilët do të detyrohen të përballojnë koston e shërbimeve mjekësore, shërimin dhe sigurimin e jetës së pacientit.

Sigurimi i aksidenteve do t’ju ndihmojë të përballoni situata të tilla urgjente dhe të mbuloni shpenzimet e paparashikuara.

Kushdo mund të lidhë një kontratë sigurimi vullnetar nga aksidentet duke lëshuar një policë në emër të tij ose për çdo person tjetër.

Mbulon paaftësinë e përkohshme, paaftësinë e përhershme ose humbjen e jetës të siguruarit të shkaktuar nga aksidente të ndryshme që mund të ndodhin gjatë ushtrimit të veprimtarisë profesionale ose jashtë saj.

Sigurimi nga aksidentet për Punonjësit, ofruar nga SIGAL UNIQA

Mbulimet kryesore:

Humbje jete në rast aksidenti

Paaftësi e përhershme në rast aksidenti

Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor)

Shpenzime mjekësore në rast aksidenti

Kujt mund ti ofrohet:

Të gjitha bizneseve (Ndërtim, Fasoneri, Gostimeri, pastrim, piceri, restorant etj)

Të gjithë individëve (Hidraulik, Elektriçist, Punëtor ndërtimi, inxhinier, arkitekt, shofer etj)

Përfitimet kryesore:

Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti

Mbështetje për familjen e punonjësit në rast paaftësie apo humbje jete

Vlerë për punëdhënësin që i siguron punonjësit

Garanci për punëdhënësin që detyrimet e lindura i paguan siguruesi

Ky sigurim mbulon:

Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë

Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti

NDARJA E TREGUT/ SIGAL UNIQA, KOMPANIA QË PAGUAN MË SHUMË DËME

Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF), sa i përket Sigurimit nga Aksidentet dhe Shëndeti, gjatë vitit 2021, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton kompania e sigurimit më e besueshme tek shqiptarët dhe ajo që paguan më shumë dëme, rreth 49%.

Nga 8 kompani që operojnë në Shqipëri, asnjë prej tyre nuk ka paguar dëmshpërblime tek klientët e saj sa SIGAL UNIQA.

Burimi: AMF

Mendo për të ardhmen. Shmang të papriturat me Sigurimin në SIGAL UNIQA…

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

Për më shumë informacion:

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

WhatsApp: +355 68 606 2829

Lexo edhe: Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s, kompania me më shumë dëme të paguara gjatë 2021-shit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat