2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Risk zero", Rama: Moment i mirë për të investuar në bono thesari

“Risk zero”, Rama: Moment i mirë për të investuar në bono thesari

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp këtë të martë, ku së bashku me ministren e Financave kishin në fokus investimet në bono thesari. Kreu i qeverisë u shpreh se momenti është i mirë për të investuar në titujt qeveritarë.

Kreu i qeverisë u shpreh se janë rihapur sportelet e Bankës së Shqipërisë për t’u lehtësuar aksesin individëve në gjithë degët e saj në vend.

“Sot është një arsye pak e veçantë për këtë konferencë sepse është një moment në të cilin e kemi të nevojshme të informojmë përmes mediave publikun e gjerë lidhur me momentin e mirë për të investuar në titujt qeveritarë.

Ju e dini që jemi në një fazë të rritjes së normave të interesit dhe pikërisht për këtë arsye pavarësisht shkaqeve që edhe këto janë të mirënjohura dhe që lidhen me krizën e përgjithshme, rritja e normave të interesit është një avantazh për të gjithë ata që investojnë në bonot e thesarit dhe në obligacionet që janë faktikisht me risk zero.

Për këtë arsye Banka e Shqipërisë ka rihapur sportelet që t’ua lehtësojë individëve aksesin në të gjithë degët e saj në Shqipëri. Një hap pozitiv në funksion të kontaktit të drejtpërdrejtë të qytetarëve me institucionin e Bankës Qendrore, por edhe një shenjë kuptimplotë që Banka i jep të gjithë atyre që dëshirojnë ose që mund ta konsiderojnë investimin në bonot e thesarit apo obligacionet që janë më afatgjata.

Ky është subjekti i kësaj konference të përbashkët me ministren e Financave dhe të Ekonomisë, e cila mund të bëjë një paraqitje më të detajuar lidhur me këtë operacion të Bankës së Shqipërisë, por edhe me këtë mundësi të krijuar nga kjo situatë për qytetarët dhe për çdo subjekt individ që dëshiron të përfshihet në investime në bonot e thesarit duke paguar një komision shumë më të vogël se sa çfarë ofrojnë bankat e nivelit të dytë dhe duke i depozituar këto fonde në sportelet e bankave dhe pastaj duke iu drejtuar Bankës së Shqipërisë”, u shpreh ndër të tjera Rama.

LEXO EDHE: Ndërhyrjet që duhen në skemën e pensioneve, Ponari rekomandon “Kolonën e Dytë”: Përfitime për shtetin dhe qytetarin

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat