22.5 C
Tirana
Monday, May 13, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRikthimi i fenomenit "El Niño"/ Bota mund të përballet me temperatura rekord...

Rikthimi i fenomenit “El Niño”/ Bota mund të përballet me temperatura rekord në 2023. Sigurimi i Pronës, domosdoshmëri

Bota mund të thyejë një rekord të ri të temperaturave mesatare në 2023 ose 2024, nxitur nga ndryshimet klimatike dhe rikthimi i parashikuar i fenomenit të motit El Niño*, thonë shkencëtarët e klimës.

Modelet klimatike sugjerojnë, që pas tre viteve të modelit të motit La Niña në Oqeanin Paqësor, i cili përgjithësisht ul pak temperaturat globale, më vonë gjatë vitit, bota do të përjetojë një rikthim në El Nino, homologut më të ngrohtë.

Gjatë El Niño, erërat që fryjnë nga perëndimi përgjatë ekuatorit, ngadalësohen dhe uji i ngrohtë shtyhet drejt lindjes, duke krijuar temperatura më të ngrohta të sipërfaqes së oqeanit.

El Niño zakonisht shoqërohet me temperatura rekord në nivel global. Nëse kjo do të ndodhë në 2023 ose 2024, nuk dihet ende, por mendoj se ka shumë gjasa të ndodhë,” tha Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të BE-së, Copernicus.

Modelet klimatike sugjerojnë një kthim në kushtet e El Niño, në fund të verës boreale dhe mundësinë e zhvillimit të një El Niño të fortë drejt fundit të vitit, tha Buontempo.

Viti më i nxehtë në botë i regjistruar deri më tani, ishte 2016, që përkon me një El Niño të fortë – megjithëse ndryshimi i klimës, ka nxitur temperatura ekstreme edhe në vitet pa këtë fenomen.

Tetë vitet e fundit, ishin tetë vitet më të nxehta të regjistruara në botë – duke reflektuar prirjen afatgjatë të ngrohjes, të nxitur nga emetimet e gazrave serrë.

Friederike Otto, pedagoge e lartë në Institutin Grantham të Kolegjit Imperial në Londër, tha se temperaturat e nxitura nga El Niño, mund të përkeqësojnë ndikimet e ndryshimeve klimatike, që tashmë po përjetojnë vendet – duke përfshirë valët e rënda të të nxehtit, thatësirën dhe zjarret.

Nëse El Niño zhvillohet, ka një shans të mirë që viti 2023 të jetë edhe më i nxehtë se viti 2016 – duke pasur parasysh se bota ka vazhduar të ngrohet ndërsa njerëzit vazhdojnë të djegin lëndë djegëse fosile”, tha Otto.

Shkencëtarët e Copernicus, publikuan një raport ditën e enjte, duke vlerësuar ekstremet klimatike, që bota përjetoi vitin e kaluar, viti i pestë më i ngrohtë në histori.

Europa përjetoi verën e saj më të nxehtë të regjistruar në vitin 2022, ndërsa shiu ekstrem i nxitur nga ndryshimet klimatike, shkaktoi përmbytje katastrofike në Pakistan, ndërsa në shkurt, nivelet e akullit të detit Antarktik arritën nivele të ulëta rekord.

Temperatura mesatare globale në botë, tani është 1.2C më e lartë se në kohët para-industriale, tha Copernicus.

Pavarësisht se, shumica e emetuesve kryesorë të botës, u zotuan të ulin përfundimisht emetimet e tyre neto në zero, emetimet globale të CO2 vitin e kaluar, vazhduan të rriten.

Ndryshimet klimatike kërcënojnë edhe Shqipërinë

hqipëria mban vendin e parë në Evropë dhe të 40 në botë për rrezikun nga fatkeqësitë natyrore.

Në një studim që ka bërë Qendra Europiane për Çështje të Sigurisë tregon se humbjet ekonomike të shkaktuara nga këto fatkeqësi midis viteve 1974-2019, janë llogaritur mesatarisht në 9.5 miliardë lekë në vit.

Vendi ynë kërcënohet nga rreziqe të ndryshme natyrore, duke përfshirë ndër të tjera përmbytjet, thatësirat, reshjet e dendura të shiut dhe borës, stuhitë e erës, valët e të nxehtit, rrëshqitjet e tokës, zjarret në pyje etj.

Nga viti 1852 deri në vitin 2021 në Shqipëri kanë ndodhur rreth 4000 raste fatkeqësish.

Kërcënimi i rreziqeve nga përmbytjet në Shqipëri është i lartë, ku mesatarisht ndodh një ngjarje e tillë çdo gjashtë vjet.

Thatësira të tilla mund të ndikojnë negativisht në një shkallë të gjerë në sektorin bujqësor, në Shqipëri. Mbi 3 milionë persona u prekën nga thatësira e viteve 1989-1991, e cila ishte një nga fatkeqësitë më të rënda që ka ndodhur në Shqipëri dhe që i kushtoi ekonomisë 24 milionë dollarë.

Në të ardhmen e afërt, parashikohet që thatësira të ndikojë në bujqësi më shumë se sa përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës, si rezultat i ndryshimeve klimatike.

SIGURIMI I PRONËS, JETIK

Për këto dhe shumë arsye të tjera, ekspertët e sigurimeve kanë kërkuar ndërgjegjësimin e qytetarëve që të sigurojnë shëndetin dhe pronën, si mënyra më e mirë për ti dalë përpara të keqes.

Ne nuk duhet të presim që zjarri, uji apo tërmeti të na mbërrijë tek dera dhe më pas të rrimë dyerve të institucioneve shtetërore për ndihmë, por duke qenë të siguruar privatisht, për çdo dëm që pësojmë kompensohemi në vlerën reale dhe në kohë sa më të shpejtë.

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon vjen për qytetarët me paketat më të mira të sigurimit dhe garanci të niveleve europiane.

Mbrojeni pronën tuaj nga humbja, dëmtimi apo shkatërrimi i pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:

–  Zjarrit

–  Rrufesë

–  Eksplozionit

–  Rënia e objekteve fluturuese

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

–  Tërmeti

–  Breshëri

–  Përmbytja

–  Stuhia, etj.

Sigurimet e Pronës, një klikim larg

Siguracionin e Pronës per banesat tashmë mund ta blini kudo që të ndodheni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe. Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg.

Hyni në https://sigal.com.al/online/  dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.

Shtëpia apo biznesi janë investimet tona më të mëdha.  Nëse edhe ti akoma nuk je siguruar, mos prit më. Siguroje tani pronën dhe vijo jetën qetësisht…

LEXO EDHE: 6 arsye pse na nevojitet Sigurimi i Shtëpisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat