11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEkspertiza e aksidentit fatal në Poliçan: 4 adoleshentët ishin të dehur, makina...

Ekspertiza e aksidentit fatal në Poliçan: 4 adoleshentët ishin të dehur, makina plot me shishe birre

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i frikshëm që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Plirëz në qytetin e Poliçanit, ku një adoleshent gjeti vdekjen dhe 3 të tjerë u plagosën rëndë.

Sipas policisë, automjeti tip “Alfa Romeo” që drejtohej nga 15-vjeçari Françesko Zylyftari, pasi ka humbur kontrollin ka rrëshqitur fillimisht në asfaltin e rrugës së sipërme të fshatit, më pas ka rënë fillimisht në asfaltin e rrugës së poshtme të fshatit dhe ka përfunduar në oborrin e një banese të zonës.

LEXO EDHE: Sigurimi i Përgjegjësisë për palët e treta/ Çfarë duhet të dimë si drejtues automjetesh…

Sipas policisë, në zonë nuk ka pasur shenja frenimi, gjë që të bën të mendosh se adoleshenti nuk ka mundur të frenojë dhe për shkak të shpejtësisë që ka marrë mjeti gjatë rrëshqitjes përplasja ka qenë e fortë.

Të njëjtat burime konfirmojnë se automjeti tip Alfa Romeo me të cilin po udhëtonin adoleshentët ishte i tejmbushur me shishe birre të boshatisura dhe nga analizat e kryera ka rezultuar së të katër adoleshentët ishin të dehur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën rurale të fshatit Plirëz në qytetin e Poliçanit, rreth orës 21:35 minuta të mbrëmjes së djeshme.

Një mjet tip Alfa Romeo që drejtohej nga 15-vjeçari Françesko Zylyftari ka rënë nga një lartësi rreth 20 metër.

Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen e menjëhershme vëllai i Françeskos, Afisaldo Zylyftari 17-vjeç, ndërkohë që është plagosur Françesko Zylyftari dhe dy shoqet që tyre që ndodheshin me ta në makinë, njëra 14-vjeçe dhe tjetra 16-vjeçe.

LEXO EDHEAksidentet rrugore, kostot dhe “sekserët”/ Si duhet te sillemi në rast aksidenti automobilistik?

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat