16.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRezultatet e 9-mujorit 2023/ “Swiss Re” ruan objektivin e saj, të ardhura...

Rezultatet e 9-mujorit 2023/ “Swiss Re” ruan objektivin e saj, të ardhura neto prej 2.5 miliardë $

Swiss Re“, një ndër kompanitë më të mëdha të risigurimeve në botë, raporton të ardhura neto prej 2.5 miliardë dollarë në 9-mujorin 2023, me një fitim prej 1 miliardë dollarësh.

Primet neto të fituara dhe të ardhurat nga tarifat për Grupin u rritën me 4.2% në 33.7 miliardë dollarë në nëntë muajt e parë të 2023, krahasuar me 32.4 miliardë dollarë në periudhën e një viti më parë. Me kurse konstante valutore, primet neto të fituara dhe të ardhurat nga tarifat u rritën me 5.3%.

Grupi arriti një kthim nga investimet (ROI) prej 3.5% në janar-shtator 2023, krahasuar me 1.6% në periudhën e një viti më parë.

Në përgjithësi, portofoli i investimeve vazhdon të përfitojë nga norma më të larta interesi. Yield-i i të ardhurave periodike arriti në 3.7% në tremujorin e tretë, ndërsa yield-i i riinvestimit me të ardhura fikse rezultoi në 4.9%.

Pozicioni i kapitalit të ‘Swiss Re’ mbetet shumë i fortë, me një raport ‘Swiss Solvency Test’ (SST) prej 314% që prej 1 korrikut 2023.

Performanca e Swiss Re në nëntë muajt e parë të 2023 është rezultat i fokusit tonë të vazhdueshëm në cilësinë e nënshkrimit. Kjo na ka mundësuar të lundrojmë në një mjedis me rrezik të shtuar që vazhdon të karakterizohet nga ngjarje të rëndësishme humbjesh për industria e sigurimeve”, shprehet CEO i ‘Swiss Re’Group’, Christian Mumenthaler.

Ndërkohë Shefi Financiar i Grupit, John Dacey, thotë: “Me normat e interesit që vazhdojnë të rriten, ne shohim përmirësime në rendimentin e përsëritur të të ardhurave dhe në rezultatet tona të përgjithshme të investimeve. Kombinuar me performancën e përmirësuar të nënshkrimit, kjo ka forcuar ndjeshëm kapacitetin e fitimit të Grupit“.

“Swiss Re Group” është një nga ofruesit kryesorë në botë të risigurimeve.

Me seli në Zyrih, Zvicër, ku u themelua në 1863, Grupi operon përmes një rrjeti prej rreth 80 zyrash në mbarë botën.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat