15.5 C
Tirana
Saturday, May 11, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRekord në Spanjë, 38.7° që në prill/ Një paralajmërim se vera mund...

Rekord në Spanjë, 38.7° që në prill/ Një paralajmërim se vera mund të jetë katastrofike

Temperaturat pervëluese tipke për Korrikun dhe Gushtin, Spanja po i përjeton që pa hyrë vera.

38.7 gradë Celsius ishte temperatura maksimale që u shënua orët e fundit në Kordoba, në jug të vendit, një rekord historik në një qytet ku temperaturat gjatë Prillit nuk arrijnë më shumë se 30 gradë.

Shkaktare është një valë ajri e nxehtë dhe e thatë me origjinë nga Afrika e Veriut, që i ka ngritur temperaturat që në nivele verore që prej të hënës. Këto valë në Europë mbërrijnë më shpesh për shkak të ngrohjes globale.

Temperaturat përvëluese detyruan autoritetet në Madrid të hapin para kohe për shfrytëzim publik, ambjentet ku qytetarët mund të freskohen, si shatërvanët, pishinat, lumenjtë e liqenet.

Thatësira ka bërë që rezervuarët e ujësjellësve dhe ato të ujijtes së tokave bujqësore të kenë që tani mungesa uji, një paralajmërim se vera mund të jetë katastrofike.

Vala e nxehtë ka prekur gjithë gadishullin iberik, përfshirë Portugalinë, duke mbërritur deri në Francë ku autoritetet po përgatiten për të përballuar zjarret masive.

Europa përjetoi verën e saj më të nxehtë në vitin 2022, ndërsa shiu ekstrem i nxitur nga ndryshimet klimatike, shkaktoi përmbytje katastrofike në Pakistan, ndërsa në shkurt, nivelet e akullit të detit Antarktik arritën nivele të ulëta rekord.

Por premisat nuk janë aspak të mira as këtë vit.

Temperatura mesatare globale në botë, tani është 1.2C më e lartë se në kohët para-industriale.

Pavarësisht se, shumica e emetuesve kryesorë të botës, u zotuan të ulin përfundimisht emetimet e tyre neto në zero, emetimet globale të CO2 vitin e kaluar, vazhduan të rriten.

Ndryshimet klimatike kërcënojnë edhe Shqipërinë

Shqipëria mban vendin e parë në Evropë dhe të 40 në botë për rrezikun nga fatkeqësitë natyrore.

Në një studim që ka bërë Qendra Europiane për Çështje të Sigurisë tregon se humbjet ekonomike të shkaktuara nga këto fatkeqësi midis viteve 1974-2019, janë llogaritur mesatarisht në 9.5 miliardë lekë në vit.

Vendi ynë kërcënohet nga rreziqe të ndryshme natyrore, duke përfshirë ndër të tjera përmbytjet, thatësirat, reshjet e dendura të shiut dhe borës, stuhitë e erës, valët e të nxehtit, rrëshqitjet e tokës, zjarret në pyje etj.

Nga viti 1852 deri në vitin 2021 në Shqipëri kanë ndodhur rreth 4000 raste fatkeqësish.

Kërcënimi i rreziqeve nga përmbytjet në Shqipëri është i lartë, ku mesatarisht ndodh një ngjarje e tillë çdo gjashtë vjet.

Thatësira të tilla mund të ndikojnë negativisht në një shkallë të gjerë në sektorin bujqësor, në Shqipëri. Mbi 3 milionë persona u prekën nga thatësira e viteve 1989-1991, e cila ishte një nga fatkeqësitë më të rënda që ka ndodhur në Shqipëri dhe që i kushtoi ekonomisë 24 milionë dollarë.

Në të ardhmen e afërt, parashikohet që thatësira të ndikojë në bujqësi më shumë se sa përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës, si rezultat i ndryshimeve klimatike.

SIGURIMI I PRONËS, JETIK

Për këto dhe shumë arsye të tjera, ekspertët e sigurimeve kanë kërkuar ndërgjegjësimin e qytetarëve që të sigurojnë shëndetin dhe pronën, si mënyra më e mirë për ti dalë përpara të keqes.

Ne nuk duhet të presim që zjarri, uji apo tërmeti të na mbërrijë tek dera dhe më pas të rrimë dyerve të institucioneve shtetërore për ndihmë, por duke qenë të siguruar privatisht, për çdo dëm që pësojmë kompensohemi në vlerën reale dhe në kohë sa më të shpejtë.

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon vjen për qytetarët me paketat më të mira të sigurimit dhe garanci të niveleve europiane.

Mbrojeni pronën tuaj nga humbja, dëmtimi apo shkatërrimi i pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:

–  Zjarrit

–  Rrufesë

–  Eksplozionit

–  Rënia e objekteve fluturuese

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

–  Tërmeti

–  Breshëri

–  Përmbytja

–  Stuhia, etj.

Sigurimet e Pronës, një klikim larg

Siguracionin e Pronës per banesat tashmë mund ta blini kudo që të ndodheni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe. Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg.

Hyni në https://sigal.com.al/online/ dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.

Shtëpia apo biznesi janë investimet tona më të mëdha.  Nëse edhe ti akoma nuk je siguruar, mos prit më. Siguroje tani pronën dhe vijo jetën qetësisht…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat