22.5 C
Tirana
Sunday, May 12, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeRastet e kancerit pritet të rriten dyfish deri në vitin 2040

Rastet e kancerit pritet të rriten dyfish deri në vitin 2040

Rastet e kancerit në mbarë botën pritet të rriten me 55% deri në vitin 2040 krahasuar me vitin 2020, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Nëse shkalla e kancerit mbetet e qëndrueshme dhe rritja dhe plakja e popullsisë vazhdojnë paralelisht, vlerësohet se 28 milionë raste të reja do të shihen në mbarë botën deri në vitin 2040, thotë OBSH-ja.

Gjithashtu, pritet që deri në vitin 2040 të ketë rritje prej 54.9% të rasteve me kancer në krahasim me vitin 2020, ku kjo rritje pritet të jetë 60.6% më e lartë tek meshkujt sesa tek femrat.

Kanceri, shkaku i dytë më i zakonshëm i vdekjeve, diagnostikohet në 734 mijë njerëz çdo vit ndërsa 1 në çdo 6 vdekje në mbarë botën në vitin 2020 ishte për shkak të kancerit.

Më shumë se 19.2 milionë njerëz u diagnostikuan me kancer në të gjithë botën në vitin 2020 ndërsa mbi 9.9 milionë humbën jetën për shkak të sëmundjes.

Llojet më të zakonshme të kancerit njihen si kanceri i mushkërisë, prostatës, kolorektal, stomakut dhe mëlçisë tek meshkujt ndërsa te gratë, kanceri i gjirit, kolorektal, mushkërisë, qafës së mitrës dhe tiroides.

Ndërkohë, rreth 400 mijë fëmijë diagnostikohen me kancer çdo vit në mbarë botën.

Barra fizike, emocionale dhe ekonomike e sëmundjes vazhdon të rritet në mbarë botën, duke e bërë atë një situatë jashtëzakonisht të vështirë për t’u menaxhuar në shumë vende me të ardhura të mesme dhe të ulëta.

Rreth 30-50 për qind e vdekjeve të lidhura me kancerin mund të parandalohen nëse zbulohet në fazat e hershme dhe trajtim efektiv, ndërkohë që një numër i konsiderueshëm pacientësh nuk kanë akses në diagnostikimin dhe trajtimin në kohë.

Trajtimet si kirurgjia, kimioterapia, terapia me rrezatim dhe transplanti i palcës së eshtrave janë trajtimet më të zakonshme për kancerin.

Azia ka numrin më të madh të rasteve me kancer me mbi 9.5 milionë, tregojnë të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat