13.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Range Rover", si po vidhen makinat luksoze në Tiranë/ Një arsye më...

“Range Rover”, si po vidhen makinat luksoze në Tiranë/ Një arsye më shumë pse duhet të kemi edhe KASKO

Një numër i konsiderueshëm mjetesh luksoze janë vjedhur gjatë ditëve të fundit në Tiranë.

Sipas gazetarit të Klan News, Besar Bajraktaraj, bëhet fjalë kryesisht për mjete të shtrenjta të modeleve të fundit.

Konkretisht në kryeqytet para 3 ditësh janë vjedhur 2 “Range Rover”, në lagje të ndryshme.

Dyshohet se këto mjete do përdoreshin nga grupe kriminale për krime të rënda.

Policia e Tiranës i kanë gjetur dy makinat e fundit që u vodhën, një në Fushë Krujë dhe tjetra në Thumanë. Makinat ishin të parkuara në rrugë.

Sipas gazetarit, hetuesit ende nuk kanë arritur në zbulimin e autorëve. Dyshohet se janë profesionistë dhe kanë kontakte me bandat kriminale me bazë në zonën Fushë Krujë dhe Kurbin.

Në lidhje me këtë fenomen drejtori i Policisë së Tiranës, Tonim Vocaj, ka bërë një mbledhje urgjente me vartësit deri në 03:30 të mëngjesit, ku kanë analizuar provat në lidhje me grabitjet e fundit.

Për vjedhjen e këtyre makinave autorët përdornin pajisje të reja të teknologjisë që arrijnë nëpërmjet valëve të lidhen me çelësin e pronarit edhe pa qenë në afërsi të makinës. Nëpërmjet valëve arrijnë të hapin dyert e makinave dhe me pas bëjnë ndezjen me butonin “Start”.

Një arsye më shumë pse duhet të kemi edhe Sigurimin KASKO

Rreziqet, si vjedhja, mund të ndodhin atëherë kur s’e pret. Është shqetësuese të mendosh për mundësinë e vjedhjes së automjetit tuaj por fatkeqësisht raste të tilla janë bërë mjaft të zakonshme. Ndaj ju keni nevojë për të qenë të mbrojtur edhe në të tilla situata.

Dhe këtë mund ta keni vetëm përmes Sigurimit KASKO, i cili mbron automjetin tuaj nga vjedhja por edhe nga një sërë ngjarjesh të tjera.

Po kërkoni për kompaninë e duhur të sigurimeve?

Nëse dëshironi të jeni të mbrojtur financiarisht nga shumë ngjarje, atëherë zgjidhni KASKO nga SIGAL UNIQA Group Austria.

Kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve është gjithmonë pranë klientëve të saj duke paguar dëmet në kohë por edhe duke sjellë vazhdimisht produkte novatore që ua bëjnë jetën më të bukur dhe mbi të gjitha më të sigurt.

GPS

SIGAL UNIQA instalon pa asnjë lloj kosto shtesë nga klienti, pajisjen GPS. Kjo pajisje do të jetë në pronësi të SIGAL UNIQA dhe instalohet në mjetin e siguruar Kasko për aq kohë sa ky mjet do të jetë i siguruar nga rreziku vjedhjes.

Sigurojeni automjetin me sigurimin që e mbron atë nga çdo e papritur. Sepse dashuria për makinën nis me Sigurimin KASKO

Llogarit dhe porosit online Sigurimin KASKO vetëm me një KLIK.

Për çdo pyetje që mund të keni, shkruani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 606 2829

LEXO EDHE: Më të mirët në treg/ Edhe Florian Binaj ia beson KASKO-n e makinës SIGAL UNIQA-s

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat