10.5 C
Tirana
Wednesday, April 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetQytetarët paraqiten me temperaturë e dhimbje koke, fluks në QSUT/ Si na...

Qytetarët paraqiten me temperaturë e dhimbje koke, fluks në QSUT/ Si na ndihmon “TeleShëndet”

Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë shtuar numrin e qytetarëve që paraqiten në urgjencë në dy spitalet kryesore, pranë qendrës spitalore Universitare “Nënë Tereza” si dhe në spitalin e Traumës.

Ngarkesë jo të vogël përballojnë edhe qendrat shëndetësore.

Gazetarja Ortenca Budlla raportoi se në urgjencën e QSUT-së vihet re një numër i lartë qytetarësh që kanë nevojë për mjekim.

Mjekët shprehen se në një ditë janë 230 deri në 280 qytetarë që vijnë të kërkojnë ndihmën e parë mjekësore.

Simptomat që ata kanë janë temperaturë e lartë, të vjella dhe dhimbje kokë.

Po kështu ka edhe një numër të lartë qytetarësh që kërkojnë ndihmë për shkak të arrestit kardiak.

Mjekët këshillojnë që qytetarët të shmangin orët e pikut të vapës dhe të konsumojnë fruta dhe perime.

Vendi gjithashtu po përballet edhe me një rritje me hapa të shpejtë të të infektuarve me Covid-19, duke e bërë më të vështirë identifikimin e virusit nga vetë qytetarët.

Sigurisht që jo gjithmonë mund të përdorim metoda popullore për t’u kuruar, sidomos në raste si ky, ku dy viruse të ndryshme kanë të njëjtat simptoma në gjeneralitet.

Por për të zgjidhur këtë hall të ditëve të fundit, nuk është e nevojshme që të shkoni në qendrat spitalore për të kryer vizitat mjekësore.

SIGAL UNIQA Group Austria prej më shumë se dy vitesh tashmë ka sjellë në treg risinë mjekësore “Teleshëndet”, e cila ka lehtësuar mjaft të gjithë këtë proces, duke shmangur qëndrimin e gjatë në radhë para zyrave të mjekëve, kontaktin me të infektuar të tjerë të mundshëm dhe ka ulur kostot financiare për qytetarët.

“Teleshëndet” është një shërbim mund të shkarkohet lehtësisht në telefonin tuaj si një aplikacion i thjeshtë dhe ju mundëson komunikimin 24 orë në 7 ditë të javës, sa herë që ju apo familjarët tuaj ta kenë të nevojshëm komunikimin me një mjek të licensuar.

“TeleShëndet” ju mund ta përdorni gjatë gjithë pushimeve tuaja, mjafton të keni internet dhe për çdo shqetësim shëndetësor, tuajin apo të familjarëve tuaj, ju mund të komunikoni në çdo kohë e në çdo moment me mjekun.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë me dikë të specializuar, një temperaturë apo alergji, mos prishni pushimet tuaja por aktivizoni “Teleshëndet” dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor.

Përfitimet nga Teleshëndet:

  • Komunikim me mjekun 24/7 me të cilin mund të konsultoni:
  • Interpretimin e ekzaminimeve të kryera
  • Konsultë me mjekun për shqetësimet shëndetësore
  • Krijimin e një kartele mjekësore personale
  • Check up vjetor për ju ose një familjar pa limit moshe me këto analiza pranë klinikës MultiMedical: Gjak komplet, Urinë komplet, Glicemi esëll, 1 Echo me zgjedhje, Kolesterol, Sgpt, Sgot, Azotemi, Kreatinemi, EKG + Vizite, Interpretim analizash
  • Zbritje deri në 50% në rrjetin mjekesor të SIGAL UNIQA https://sigal.com.al/sherbime-dhe-kontakte/rrjeti-yne-mjekesor/
  • Zbritje të dedikuara për COVID në klinikën Pipero Care
  • Zbritje të dedikuara për shtatzani në klinikën MultiMedical
  • Vizitë okulistike falas dhe lente ose syze optike pranë Tom’s Optic deri në 3,000 Lekë zbritje
  • Zbritje të dedikuara për sherbime dentare në klinikën Dental Care One

Paketa individuale kushton vetëm 5,000 Lekë në vit ndërsa ajo familjare (4 persona) 10,000 Lekë.

Tani ju nuk keni nevojë të paraqiteni në një prej zyrave të SIGAL për të blerë siguracionin “Shëndet në Udhëtim” dhe shërbimin “TeleShëndet”.

Mjafton një celular dhe falë SIGAL ONLINE siguracioni që ju nevojitet ju vjen në dorë në pak minuta.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat