12.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet26 vatra aktive zjarri në vend, situatë shqetësuese në Mirditë

26 vatra aktive zjarri në vend, situatë shqetësuese në Mirditë

Në të gjithë vendin janë aktive 26 vatra zjarri.

Shtrirja gjeografike e këtyre vatrave është në veri me disa me problematika në zonën e Mirditës ku situata paraqitet shqetësuese në Kthellë të Epërme, në Selitë afër Kurbneshit si dhe Bulsharë.

Edhe pse punonjësit zjarrfikës të Mirditës po mundohen ta vënë nën kontroll zjarrin, ende nuk është bërë shuarja totale e vatrave aktive.

Nga zjarri është shkrumbuar totalisht një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre, kryesisht lis dhe pisha. Në rrezik janë edhe banesa në zonë.

LEXO EDHE: Rreziku i zjarreve, si të shpëtojmë shtëpinë dhe pronën

Ndërsa, në jug problematike mbetet situata në Konispol dhe Gjirokastër.

Në aksionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 442 efektivë zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 47 mjete zjarrfikëse dhe një helikopter.

Ndërhyrje nga ajri ka pasur në vatrat që janë shfaqur në Mirditë dhe Krujë.

LEXO EDHE: Pse mbi 50% e shqiptarëve kanë zgjedhur të sigurojnë pronën te SIGAL UNIQA

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat